Mbi 30 mijë njerëz kanë ndërruar jetë në Gjermani si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch, rreth 348 njerëz vdiqën si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 30,126.

Vendi regjistroi gjithashtu më shumë se 10 mijë raste të reja në të njëjtën kornizë kohore. Gjermania aktualisht gjendet nën masa të rënda bllokimi në një përpjekje për të parandaluar valën e re të infeksioneve nga coronavirusi.

Ashtu sikurse vendet e tjera të Bashkimit Evropian, vendi filloi zyrtarisht vaksinimet të dielën.

Lajmi vjen pasi Komisioni Evropian miratoi ditë më parë vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorimin e saj në të gjitha vendet e BE-së.

Top Channel