Graciano Tagani: I vogël jam bullizuar se isha pa baba, tani kam marrëdhenie të mira me babin

27/12/2020 14:28

Pas rrëfimit të Argjirës për të atin e ndjerë “N’fermë”, Gracioni preket dhe tregon  marrëdhënien me të atin.

Jam rritur pa baba, e ndjeja shumë mungesën e tij në familje”. Madje shton se për këtë arsye është bullizuar,-“Më thoshin mos rri me ne, ik në shtëpi se ti je pa baba”.

Por tani situata është shumë ndryshe,- “I kam rregulluar marrëdhëniet me të, jemi shumë mirë, madje ndihem si fëmijë me përkëdheljet e tij”.

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani sfiduan veten në fermë, ku duhet të kujdeseshin për lopët dhe të pastronin stallën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel