Moti ekstrem kërcënon fëmijët e zhvendosur irakianë

28/12/2020 08:11

Iraku po përjeton temperatura nën gradën zero, kryesisht gjatë netëve.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut (IHCHR), moti ekstrem kërcënon jetën e fëmijëve irakianë të zhvendosur në kampe.

Jeta e mijëra njerëzve të zhvendosur, veçanërisht e grave dhe fëmijëve, janë nën kërcënim”, tha Fadel al-Gharrawi, një anëtar i IHCHR-së, sipas Anadolu Agency.

Al-Gharrawi shtoi se shumica e irakianëve të zhvendosur po jetojnë në kampe pa qasje në ngrohje, gjë që po shkakton sëmundje.

Iraku po përjeton temperatura nën gradën zero, kryesisht gjatë netëve.

Qindra mijëra irakianë nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan gjatë luftës kundër DEASH-it që filloi në vitin 2014.

Grupi terrorist pushtoi territore të mëdha, përfshirë provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar, si dhe pjesë të provincave Diyala dhe Kerkuk. Në vitin 2017, forcat qeveritare morën përsëri kontrollin e zonave./REL.

Top Channel