Kosovë/ Reshjet e borës vështirësojnë lëvizjen në rrugë, 86 aksidente për 24 orë

27/12/2020 14:05

Reshjet e borës me një intensitet më të lartë kanë rënë mbrëmë në Kosovë. Ndërkohë, edhe pse rrugët janë të kalueshme, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave dhe mundësisë më të madhe të rrëshqitjes.

Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 28 aksidente me të lënduar dhe 57 aksidente trafiku me dëme materiale.

Kurse, sot moti është kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Top Channel