Greqia hap tjetër për zgjerimin e zonës bregdetare/ Hyn në fuqi Dekreti për mbylljen e gjireve në Jon: Në përputhje me ligjin ndërkombëtar

27/12/2020 19:20

Dekreti Presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë bregdetare në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot, me botimin e tij në Fletoren e Qeverisë.

Kjo lëvizje sjell një hap më pranë përfundimit të procesit për shtrirjen e Greqisë në zonën bregdetare në 12 milje detare në Detin Jon.

Sipas një njoftimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit.

“Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim që është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.”

“Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare,” tha Ministria e Jashtme.

“Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” përfundon deklarata.

Top Channel