04:30
Republikanë me peshë mbështesin demokratin Joe Biden në Kuvend
John Kasich, ish-guvernatori republikan i shtetit të Ohajos, doli jashtë linjës së partisë së tij të hënën kur foli në Kuvendin Kombëtar Demokrat në mbështetje të kandidatit presidencial të pritshëm demokrat, Joe Biden. “Unë kam qenë gjithmonë republikan, por përkatësia partiake vjen pas përgjegjësisë ndaj vendit tim. Prandaj vendosa të flas në këtë kuvend. Në kohëra normale, diçka e tillë ndoshta nuk do të kishte ndodhur kurrë, por këto nuk janë kohëra normale “, tha zoti Kasich në fjalimin e tij të regjistruar në natën e hapjes së kuvendit katër-ditorë të Partisë Demokrate.