Studimi: Depresioni është në fakt një sëmundje fizike, e shkaktuar nga inflamacioni

18/08/2020 20:32

Prej vitesh komuniteti shkencor ishte i fokusuar tërësisht te kimikatet e trurit si shkaku më i mundshëm i depresionit, por studime të reja po sugjerojnë në fakt se ndjesitë e dëshpërimit, stresit dhe mungesës së shpresës shkaktohen nga një inflamacionit i aktivizuar prej hiper-aktivitetit të sistemit imunitar.

Kimikatet si serotonina e dopamina, si dhe ndryshimet në balancat e tyre, ishin prej kohësh fokusi i studiuesve të depresionit dhe i kurave të mundshme të tij. Por prova gjithnjë e në rritje flasin për një reagim të sistemit imunitar që refuzon të qetësohet, pas kalimit të një sëmundjeje të rëndë apo një traume.

“Është e qartë se depresioni mund të shkaktohet fizikisht nga një inflamacion,” tha Profesor Ed Bullmore, i Universitetit te Cambridge, duke shtuar se lidhja fizike mes inflamacionit dhe gjendjes se pamotivuar të depresionit mund të sjellë lindjen e fushës së re të studimit, “imuno-neurologjia”.

“Nuk ka dyshime se në lidhje me humorin, ka lidhje të forta mes simptomave të depresionit dhe inflamacioneve. Ne i japim njerëzve një vaksinë dhe ata bien në depresion. Klinikat e vaksinave e parashikojnë këtë gjithmonë por nuk mund ta shpjegojnë. Çështja është inflamacioni shtyn depresionin apo e anasjellta, apo nëse gjithçka është një koinçidencë.”

Dhe në fakt një studim 20-vjeçar arriti sivjet në konkluzionin se fusha e sugjeruar nga Bullmore, duhet studiuar pasi psiko-neuro-imunologjia dhe imuno-psikiatria ndihmojnë pacientët në përmirësimin e depresionit me anë të veprimit anti-inflamator.

Zbulimi i provave se inflamacioni mund të përkeqësojë depresionin është vetëm hapi i parë sipas shkencëtarëve, të cilët shpresojnë që studime të mëtejshme ta përdorin informacionin për trajtime efikase të sëmundjes.

Top Channel