Studimi/ Lideret femra e menaxhuan më mirë koronavirusin

19/08/2020 01:51

Vendet e udhëhequra nga femra kanë patur rezultate sistematike dhe shumë më të mira në përballjen me Covid 19 tregon një kërkim i fundit duke marrë masa izolimi më herët e duke pësuar mesatarisht gjysmën e viktimave krahasuar me vendet e udhëhequr nga meshkuj.

Suksesi relativ i liderëve si kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, asaj të Danimarkës Mette Frederiksen, lideres së Tajvanit Tsai Ing Wen dhe i kryeministres finlandeze Sanna Marin, ka frymëzuar deri më tani shumë tituj kryesorë në gazeta por pak vëmendje akademike. Analiza e 194 vendeve, e botuar nga qendra e kërkimeve për politikat ekonomike dhe forumi ekonomik botëror, sugjeron se dallimi është real dhe mund të shpjegohet me reagimet proaktive dhe të koordinuara të adaptuara nga lideret femra.

Rezultatet tona tregojnë qartë se lideret femra kanë reaguar më shpejt dhe me më shumë vendosmëri përballë fataliteteve të mundshme – thonë autorët e kërkimit. Në thuajse të gjitha rastet, ato i izoluan vendet më shpejt se liderët meshkuj në rrethana të ngjashme. Edhe pse kjo mund të ketë pasoja ekonomike afatgjata, ka ndihmuar këto vende të shpëtojnë jetë, siç evidentohet nga numri i ulët i viktimave në këto vende. Duke qenë se vetëm 19 nga afro 200 shtete udhëhiqen nga femra, autorët bënë krahasime me vendet fqinje, me përmasa të ngjashme, por me liderë meshkuj. Dhe përfundimi ishte i qartë. Atje ku femrat udhëhiqnin performanca ishte më e mirë, me më pak raste dhe më pak viktima.

Top Channel