Nga Anila Hoxha

Prokuroria e Elbasanit I përcolli Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve një vendim gjykate së bashku me urdhërin, ku njeh bashkjetesën në distancë mes një të dënuari të përjetshëm dhe një 46 vjecareje me të cilën pretendohet se është dashuruar përpara se të dërgohej në qeli. Pra këtu e para vitit 1998. Cifti Taulant Balliu dhe D.R nuk ka lidhur asnjëherë kurorë dhe as është celebruar, por me një vendim gjykate ka sfiduar konceptet e bashkëjetesës që sipas Kodit të Familjes neni 163 “është një bashkim faktik midis një burri dhe një gruaje që jetojnë në cift , e karakterizuar nga jeta e përbashkët që paraqet stabilitet dhe vazhdueshmëri”. Ndonese njeri nga partneret rezulton i denuar i perjetshem, gjykata nga ana e saj fut një kocept të ri për bashkëjetesën , ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar e folur deri më tani dhe me kete rast urdheron te bëjë përjashtim nga rregulli dhe te lejojë takimet speciale. Vendimi u shpall nga gjykata e Elbasanit dhe autoriteti qe duhet te bindet eshte burgu i sigurise se larte Peqin, që prej nje viti po i bindet nje shkrese tjeter duke ndaluar takimet mes jo te martuarve.

Në rastin Balliu, si element provues për bashkëjetesën gjykata sjell jetesën e gruas jo me te denuarin qe eshte ne qeli , por me të tretë. E ema e të dënuarit të përjetshëm Taulant Balliu eshte prova qe bashkejetuesja e te birit te burgosur jeton nen te njejten cati me te. Dokumentat tregojnë se përgjatë një viti , burgjet kundërshtuan takimet speciale mes të dënuarit të përjetshëm dhe vajzës, në vazhdën e një qasjeje të urdhëruar nga drejtori I përgjithshëm Agim Islmaili.Zyrtari kërkoi kontrolle në listat e takimeve nga ku rezultoi se përmes skemave të prostitucionit , të dënuar të privilegjuar, kryenin takime speciale me ‘kushërira” dhe “psikologe” të jashtme. Në këtë kuptim , Ismailaj u përpoq të vendoste pak rregull , dhe statistikisht pranohet që më pas në burgje plasën dasmat dhe celebrimet. Me përjashtim të Balliut që sic ndodhi më vonë , kërkoi ti njihet gjyqësisht e drejta për jetë familjare përmes bashkëjetesës në burg dhe jo përmes lidhjes së kurorës. Ne muajin korrik , ai u njoh si bashkejetues edhe pse ne burg permes vendimit numer 1106. I dënuarI I përjetshëm , mbahet në burg të sigurisë së lartë që prej 1998 dhe pretendon se bashkëjetuesen e njohu përpara se të arrestohej. Por meqë burgjet iu nënshtruan rregullave të reja e për pasojë edhe ai nuk mund ta takonte D.R, Balliu i kërkoi gjykatës që të urdhërojë burgun e Peqinit ta lejojë për takimet e zgjatura . Si prova gjyqtares I vendoset përpara një deklaratë noteraiale e para pesë viteve , ku Balliu deklaron dashurinë e tij për D.R dhe dëshirën për të bashkejetuar me të. Katër vite më pas , kur burgjet I bllokuan takimet pa celebrim, në 4 korrik 2019, D.R shfaqet para noterit public dhe me vullnet të lirë konfirmon bashkëjetesën me Taulant Balliun që ndërkohë ishte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Si provë shtesë gruaja bashkangjit bashkëjetesën me prindërit e të dënuarit të përjetshëm. Prokuroria ngre dorën dhe thotë jam dakord . Burgjet sërisht kundërshtojnë pasi kanë dyshime nese mund te quhet apo jo takimi bashkjetese.

Taulant Balliu ka vuajtur në total 23 vite burgim. Gjykata thotë :Diana ka patur lidhje dashurie me Taulantin përpara se ai të izolohej si anëtar I bandës së Kateshit dhe të kthehej ne qeli në një besimtar.Gjykata shqiptare në këtë mënyrë njeh të drejtën e bashkëjetesës me argumentin se edhe beqarëve të dënuar nuk mund tu mohohet e drejta për të gjetur familje. Shprehimisht gjyqtarja thekson “ashtu sic ka të drejtën për jetë familjare një I dënuar I martuar ashtu ka të drejtë edhe një I dënuar beqar. Ky I fundit (beqari), ka të drejtë të gëzojë të drejta që lidhen me statusin e beqarit ku bën pjesë edhe bashkëjetesa”.

Kështu pra edhe në këtë rast gjykata foli në emër të REPUBLIKËS.

Top Channel