Bota në pandemi/ Mbi 15 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë globin

19/08/2020 09:45

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 15 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 15.051.945 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (3.011.098), Brazili (2.554.179), India (2.038.585), Rusia (742.628), Afrika e Jugut (485.468), Peruja (374.019), Meksika (363.307), Kili (362.440), Irani (300.881), Arabia Saudite (272.911), Pakistani (272.128) dhe Kolumbia (312.323).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 232.913 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 784.377 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 22.309.441.

Top Channel