E martë, 10 Nëntor 2020
20:01
Shkencëtarët, kujdes dhe shpresë për vaksinën nga Pfizer

Shkencëtarët po këshillojnë për kujdes pas njoftimit nga kompania Pfizer se vaksina e saj kundër COVID-19 ka dëshmuar një nivel efektiviteti më të lartë se 90%. Vaksina në fjalë është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë shtete pa ngritur shqetësime për sigurinë. Megjithatë, ende nuk janë publikuar të gjitha të dhënat shkencore.

19:56
Katër ushtarë amerikanë vriten nga shpërthimi në verlindje të Sirisë

Katër trupa amerikanë janë vrarë dje nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në provincën Hasakah në verilindje të Sirisë, njoftonin agjencitë arabe të lajmeve.

19:56
1 vit nga kryengritja në Iran/ Këshilli i rezistencës Iraniane e përkujton online

Këshilli i rezistencës Iraniane përkujtoi nëpërmjet një konferencë online, kryengritjen e nëntorit të vitit të kaluar në Iran.

19:53
SHBA/ Gjykata e Lartë shqyrton çështjen mbi kujdesin shëndetësor

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë të martën argumentat ligjore në një përpjekje nga republikanët për të përmbysur Ligjin për Kujdes shëndetësor të Përballueshëm të njohur si ObamaCare.

19:49
Paratë për teatrin nga qeveria/ Bashkia e Tiranës kërkon fonde në pritje të BEI

Bashkia e Tiranës ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar deri në negocimin e kredisë me Bankën Europiane të Investimeve.

19:47
Për rrugët duhen edhe 14.5 mld lekë/ Gara për aeroportin e Vlorës do rihapet në fund të vitit

14.5 miliardë lekë më shumë fonde buxhetore për vitin 2021 për të çuar deri në fund investimet publike të nisura.

19:44
Itali, 35 mijë raste të reja ditore dhe 580 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 35 098 raste të reja infektimi dhe 580 viktima të lidhura me COVID-19, sipas Mbrojtjes Civile.

19:43
Gjyqe online për shkak të Covid/ Çështjet urgjente, gjyqtarja në sallë dhe të burgosurit në qeli

Teksa për shkak të covidit gjyqet emergjente në Gjykatën e Lezhës  zhvillohen online duke u lidhur me scype me te dënuarin në burg, gjyqtaren në sallë e prokuroren, shumë gjykata të prekur nga covidi kanë probleme me transparencën  apo dhe zvarritjet e seancave.

19:41
Takimi i Anës dhe Arjonit/ Djali e shpreh hapur dëshirën: Nuk rri dot pa kryer marrëdhënie seksuale…

Edhe pse një takim sqarues, në lidhje me episodet që kanë ndodh në studio, Arjoni nuk i rezistoi dot tundimit kur ndodhet pranë Anës.

19:38
Aleatët përgëzojnë Biden-in/ Rusia dhe Kina në pritje të proceseve ligjore

Udhëheqësit botërorë kanë dhënë reagimet e tyre ndaj fitores së Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Por siç raporton Henry Ridgwell nga Londra, disa rivalë amerikanë, përfshirë Kinën dhe Rusinë, po presin përfundimin e sfidave ligjore ndaj rezultatit.

19:35
Kadri Veseli: Jam i pafajshëm/ Kryetari i PDK njihet me akuzat në Gjykatën e Hagës

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

19:34
Leje te E-Albania pas orës 22.00/ 10 mijë lekë gjobë kush kapet në rrugë në 8 orët e izolimit

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e kufizimeve të lëvizjes pas orës 22, ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se tashmë janë firmosur urdhrat që mundësojnë zbatimin e tyre.

19:33
Tea e shpreh hapur: Kurrë më në takim me Arjonin, ndjej antipati për të/ Ndërkohë Ana…

Luhatjet e ndjenjave të Arjonit në drejtim të Teas dhe Anës, duket se kanë nervozuar vajzat. Tea tha se ndjen antipati për djalin, e nuk do të dalë më kurrë në takim me të. Ndërsa Ana, sqaroi se për momentin nuk do të dalë në takime me Arjonin, për t’i lënë kohë të reflektojë, por nuk hodhi poshtë mundësinë që ata të takohen në të ardhmen.

19:31
SHBA/ Barr autorizon hetime lidhur me pretendimet mbi manipulim në zgjedhje

Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka autorizuar prokurorët federalë të hetojnë ato që ai i quan “pretendime të forta” për parregullsi, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit. Një vendim i tillë nxiti zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë që mbikëqyr krimet elektorale të japë dorëheqjen. Në dokumentin e lëshuar të hënën, të publikuar nga disa organizata mediatike, nuk citohej ndonjë rast specifik rreth manipulimeve të pretenduara.

19:26
Trupat paqequajtëse ruse hyjnë në Nagorno-Karabak për mbikqyrjen e armëpushimit (VIDEO)

Pamje të publikuara nga Armenia tregonin autokolonat e kamionëve ushtarakë që hynin në qytetin e Goris. Ato transportojnë trupat paqeruajtëse ruse që do të mbikqyrin armpushimin e arritur sot me Azerbaixhanin për rajonin e Nagorno-Karabak.

19:24
Rrëzohet apelimi i Napolit, mbetet në fuqi humbja në tavolinë ndaj Juventusit

Trupa e Apelit e Federatës Italiane të Futbollit ka rrezuar apelimin e Napolit për humbjen në tavolinë të ndeshjes ndaj Juventusit dhe ka lënë në fuqi rezultatin 3-0 në favor të bardhezinjve, të vendosur rreth një muaj më parë.

19:20
​Johnson fton Biden në konferencën për ndryshimet klimatike

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ftoi presidentin e zgjedhur të SHBA-së Joe Biden në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, të njohur si COP26, në Skoci vitin e ardhshëm, tha zyra e Johnson të martën.

19:19
Produksioni “ultimatum” Arjonit: Na duhet një përgjigje, ndjen për Tean apo për Anën

Arjoni ka krijuar një “trekëndësh” në “Për’Puthen” që formohet nga vetë ai, Tea dhe Ana. Djali fillimisht shprehu hapur pëlqimin për Tean, por më pas nisi të tregojë një sjellje të ftohtë.

19:19
Foto/ Rudina Hajdari mposht COVID-in, pret t’i rikthehet normalitetit

Deputetja Rudina Hajdari më në mund ka arritur që të mposhtë COVID-19, pas 10 ditëve.

19:16
Talibanët i kërkojnë Bidenit të respektojë marrëveshjen e paqes

Talibanët i bënë thirrje presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të respektojë marrëveshjen e paqes, të arritur në muajin shkurt, midis grupit militant dhe SHBA-së.

19:10
Fotot/ Capital T në prehrin e një vajze… artisti i befason të gjithë

Artisti i njohur, Capital T ka publikuar një foto në prehrin e një vajze duke i futur të gjithë në pikëpyetje se kush është ajo.

19:06
Beteja e kujdestarisë/ Balerina 28 vjeçe qëllon për vdekje ish-burrin 58-vjeçar

Ashley Benefield, 28 vjeçe thotë se qëlloi për vetëmbrojtje ndaj ish-burrit të saj 58-vjeçar por hetuesit thonë se plagët e tij sugjerojnë se ishte me fytyrë në anën tjetër.

19:04
Pandemia/ Meta thirrje qeverisë: Të shtohet numri i testimeve, rrezikohet zhytja në kolaps e sistemit shëndetësor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e pandemisë së COVId-19 në vend duke i bërë thirrje qeverisë që të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.

18:57
Konflikti me Arjonin/ Fatjoni largohet nga studio, çfarë po ndodh?

Një debat fizik ndodhi në “Për’Puthen”. Arjoni dhe Fatjoni pas një debati verbal, u konfliktuan fizikisht.

18:49
“Po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter”, Monika Lubonja tregon se është e infektuar me COVID me një mesazh për të gjithë

Aktorja shqiptare Monika Lubonja është infektuar me COVID-19.

18:48
Tha se djemtë mund të pëlqejnë vajzën vetëm nga pamja fizike/ Flet Arjoni: Edhe djemtë…

Disa puntata më parë, Arjoni deklaroi në studio se djemtë kanë të drejtë sipas tij të pëlqejnë një vajzë vetëm nga pamja fizike, ndërsa vajzat sipas tij nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe duhet të vlerësojë një djalë në bazë të karakterit.

18:40
Incident në studio, Arjoni dhe Fatjoni prishin rrjedhën e programit

Një ngjarje e pa precedentë ndodhi në studion e “Për’Puthen”. Teksa ishin duke biseduar në lidhje me një deklaratë të bërë nga Arjoni disa puntata më parë, ku tha se meshkujt sipas tij, kanë të drejtë të shohin vajzat nga pamja fizike, ndërsa vajzat nga krahu tjetër nuk kanë të drejtë të shohin djemtë nga pamja fizike, mes Arjonit dhe Ftjonit agravoi një debat fizik.

18:38
Bushi publikon listën e Shpresave: Kemi kualitet, nuk do të qaj, por të do fitoj!

Trajneri i Shqipërisë U21 ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka publikuar listën e futbollistëve që ka marrë në grumbullim për dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Kosovës e Anglisë më 13 dhe 17 nëntor.

18:38
Trump refuzon humbjen: Ne do të fitojmë! Rezultatet do të fillojnë të vijnë javën që vjen

Presidenti aktual i SHBA Donald Trump refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve që nxori Joe Bidene triumfues.

18:34
Doktoresha bie me makinë në ujërat e mbushur me krokodilë/ Dëshmitarët përshkruajnë tmerrin

Dr Nita Kunnumpurath vdiq kur humbi kontrollin e makinës së saj teksa udhëtonte në Luginën e Aligatorëve në Florida, dhe ra në ujërat e mbushur me reptilët e tmerrshëm. Tentativat e dëshmitarëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

18:33
Fotot/ Kush është bukuroshja që u zgjodh “Miss USA 2020″

Asya Branch, 22-vjeçarja nga Mississippi është zgjedhur fituese e “Miss USA 2020″.

18:29
Vaksina e Pfizer/ BE është pranë marrëveshjes

Njerëzit në Evropë shumë shpejt pas licencimit do të kenë në dispozicion vaksinën premtuese kundër Coronavirusit të koncerneve farmaceutike Biontech dhe Pfizer.

18:29
Erdogan uron Bidenin për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

18:22
Foto/ “Magjike”, brenda festës që Georgina Rodriguez organizoi për ditëlindjen e të voglës së saj…

Georgina Rodriguez duket se është mjaft e vëmendshme për detajet. Së fundmi bukuroshja, ka realizuar një festë speciale për të voglën e saj Alana, në rastin e ditëlindjes së saj.

18:17
​BioNTech tregon çmimin e vaksinës antiCOVID-19

Kompania BioNTech ka bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj potenciale COVID-19 në botën e zhvilluar.

18:10
Melania reagon ndaj ish-ndihmëses së presidentit Trump për pretendimet se kërkon divorcin

Melania Trump raportohet se ka mbetur “shumë e zhgënjyer” pasi një ish-vartëse e burrit të saj ka thënë se “Zonja e Parë po numëron minutat” për t’u divorcuar nga Donald Trump.

18:09
Vdes nga Covid-i, kryenegociatori palestinez

Një nga figurat më të shquara të politikës palestineze, Saeb Erekat, ka humbur jetën pasi është infektuar me koronavirus, konfirmuan të martën zyrtarët.

18:06
Vijon protesta e nxënësve në Francë për ndalimin e mësimit

Pasi mësuesit në të gjithë Francën hynë në grevë për shkak të hapjes së shkollave edhe pse ndodhemi në një situatë të keqe prej COVID-19, nxënësit në disa shkolla të mesme në Paris vazhduan protestën e tyre kundër vazhdimit të mësimit.

18:06
Top Talk: LSI e vetme në zgjedhje?! Ja çfarë thotë Luan Rama…

Kur jemi pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, partitë kryesore politike në vend kanë nisur takimet elektorale.

18:01
Mbrojtësi i Kombëtares, Kumbulla rezulton me Covid-19

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Marash Kumbulla është prekur nga koronavirusi dhe ka rezultuar pozitiv në testet e bëra këtë të martë, duke rikonfirmuar skuadrën e tij Romën, si një nga vatrat më të nxehta në Serinë A.

17:58
Michael J Fox/ Aktori ‘rikthehet’ në të ardhmen

Aktori Michael J Fox i është rikthyer rolit të tij si Marty McFly, në një video të re të yllit të repit, Lil Nas X.

17:55
Filmi që përloti shqiptarët “Mrekullia në Qelinë e 7-të” nominohet për Oscar

Filmi i famshëm turk që përloti shumë njerëz gjatë periudhës së karantinës, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

17:52
Pas pandemisë, njerëzit do udhëtojnë më shumë

Njerëzit po planifikojnë të udhëtojnë më shumë me makina nga sa bënin para pandemisë së koronavirusit, sugjeron një studim i fundit, edhe pse pjesa më e madhe e tyre pranojnë përgjegjësinë e njeriut për krizën e klimës.

17:51
Top Talk/ Luan Rama i del në mbrojtje Monika Kryemadhit: Duhet ta pranojmë siç është…

Në këtë situatë pandemie, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka injoruar hapur masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit.

17:45
Kryeministri i Kosovës paralajmëron mbyllje totale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëron se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

17:37
BE do t’i forcojë rregullat ndaj ekstremizmit në internet

Bashkimi Evropian planifikon t’i forcojë rregullat për luftimin e ekstremizmit online, tha të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

17:34
​Musk: Çipi im nuk e dëmton sistemin nervor

Që kur Elon Musk njoftoi Neuralink, një ndërfaqe tru-kompjuter (BCI), neuro-shkencëtarët kanë pasur shumë pyetje.

17:33
Rekord infektimesh me COVID/ 563 raste të reja e 8 të vdekur gjatë 24 orëve! 367 pacientë në spitale

Një tjetër rekord të infektuarish me COVID-19 është regjistruar ditën e sotme. Gjatë 24 orëve kanë dalë pozitivë 563 persona dhe kanë ndërruar jetë 8 të tjerë.

17:31
Bashkëshorti i ndërroi jetë nga COVID-19/ Flet poetja e njohur: Të them ndihem bosh është shumë pak…

“Për ty, Lato, që nuk e lëshove kurrë timonin nga dora. Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora… unë ndonjëherë po, kur më trembte ndonjë dallgë e madhe apo kur joshesha nga viset e reja, të panjohura. Kur kthehesha, ty të gjeja aty me duart në timon. Me ty isha vetvetja…e lirë, me ty isha e sigurt”.

17:29
Koronavirusi në Kroaci/ 33 humbje jete e 1.467 raste të reja gjatë 24 orëve

33 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci dhe 1.467 raste të reja me COVID-19.

17:28
Mutacion i Covid-19/ Danimarka hedh miliona nuska në varre masive pas infektimit me variantin e ri

Danimarka njofton se do të eliminojë 17 milionë nuska të cilat po hidhen në varre masive, në një tentativë për t’iu shmangur një varianti me mutacion të koronavirusit, i cili mund të sabotojë përpjekjet për krijimin e vaksinës.

17:27
Tyson i rinuar, gati për kthimin e madh më 28 nëntor

Ish-kampioni i botës, Mike Tyson, po finalizon kthimin e tij, më 28 nëntor, në ring, ku ai do të takohet me Roy Jones Jr në “Dignity Health Sports Arena”, në Los Angeles, në një ndeshje jozyrtare, por të pranuar nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni.

17:24
Mbi 3.5 mijë të prekur me COVID në Irak në 24 orë, humbin jetën 52 pacientë

52 të prekur me COVID-19 kanë humbur jetën në Irak gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin në total në 11.432.

17:19
​Gjermani, nga 12 nëntori në aeroplan vetëm me test negativ

Lufthansa do të fillojë të bëjë teste të shpejta të antigjenit për koronavirusin në Gjermani, të cilat të gjithë udhëtarët do të duhet të kalojnë në mënyrë që të fluturojnë.

17:19
Erdoğan uron Biden për fitoren: Forcim i marrëdhënies bazuar në interesa e vlera të përbashkëta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.

17:08
Pfizer mohon akuzat e Donald Trumpit: Nuk e kemi fshehur vaksinën

CEO i gjigantit të ilaçeve, Pfizer ka mohuar pretendimet e presidentit, Donald Trump, i cili ka akuzuar kompaninë se ka pritur që vaksinën ta nxjerrë në treg pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.

17:07
​Vullnetarët e vaksinës Pfizer për COVID-19 tregojnë efektet e saj anësore

Vullnetarët e testit të vaksinës Pfizer antiCOVID-19 deklaruan se ata ishin dëshmitarë të efekteve anësore që janë të krahasueshme me një goditje të gripit dhe njëri prej tyre e krahasoi atë me ‘një mpirje të rëndë në formë të dhimbjes së kokës’.

17:01
U tha se ushtroi dhunë ndaj vjehrrës/ Flet 30 vjeçarja: E pa vërtetë, përkundrazi ajo dhe burri më dhunojnë…

Policia njoftoi ditën e djeshme (datë 9. 11. 2020) se një grua me inicialet B.P 30-vjeçe, banuese në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, është arrestuar pasi ka dhunuar vjehrrën dhe vjehrrin e saj.

17:00
Reja: S’e doja miqësoren me Kosovën, për Kumbullën kemi ende shpresë

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja shpjegoi në konferencën për shtyp, para miqësores me Kosovën, që ekzistojnë ende mundësitë që Kumbulla të vijë për dy ndeshjet e Nations League.

16:51
Fusha e futbollit, arenë vdekjeje/ 50 të vrarë me prerje koke prej ekstremistëve islamikë

Militantë ekstremistë kanë vrarë të paktën 50 njerëz me prerje koke, kanë copëtuar trupat e viktimave të tyre dhe kanë marrë peng gratë, në një sulm të tmerrshëm në verilindje te Mozambikut.

16:51
Amazon akuzohet për abuzim me rregullat e BE-së për konkurrencë

Komisioni Evropian e akuzoi Amazonin për abuzim me pozicionin e tij dominues në shitjet online, duke fituar avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve.

16:45
Moska ashpërson masat kundër koronavirusit

Autoritetet në Moskë vendosën që gjatë dy muajve të ardhshëm t’i mbyllin restorantet, baret dhe klubet e natës, nga ora 23:00 deri në orën 6:00, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

16:40
FOTO/ Njihuni me “Miss Italian” e vitit 1950, shqiptaren që la pas edhe Sofia Loren

A e keni ditur se Miss Italia” e vitit 1950, ishte vajza arbëreshe Annamaria Bugliari.

16:40
Festivali i poezisë në Sarandë/ Fituese shpallet poetja Vojsava Nelo

Saranda i kushtoi një festival poezisë, ku morën pjesë poetë nga shumë treva shqiptare.

16:38
Greqi/ Pamje katastrofike, ishulli i Kretës përmbytet nga reshjet e dendura (Foto)

Pamje të një katastrofe biblike vijnë nga një zonë në lindje të ishullit të Kretës pas reshjeve tepër të dendura dhe motit të keq që ka përfshirë këtë pjesë të ishullit grek vetëm disa kilometra larg nga qyteti i Iraklios prej së hënës në mbrëmje.

16:33
Rritet numri i mësuesve të prekur me COVID në qarkun e Korçës, 220 deri tani

Vijon të rritet ndjeshëm numri i mësueseve të infektuar nga Covid 19 në qarkun juglindor të Korçës.

16:28
Modelja seksi italiane provokon: Ja sa ju kushton “karantinimi” im… (FOTO)

Paola Saulino nuk zhgënjen kurrë.

16:28
Thellohen dyshimet për vendim marrjen e KED, një tjetër kandidat rikthehet në garë për Kushtetuesen

Gjyakata e Apelit Administrativ ka shfuqizuar vendimin e KED për Kestrit Katro të cilit iu ndalua gara për në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që thellohen dyshimet për vendim marrjen e KED.

16:23
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vijon pezullimin e punës nga COVID

Këshilli i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vendosi që gjykata të vazhdojë e pezulluar punën për shkak të Covid-19.

16:18
Tragjike/ Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli aktori i njohur…

Është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare aktori i njohur i serialit “Let’s stay together”, Bert Belasco.

16:13
Pa maskë në publik/ Gjobiten 619 qytetarë me 3 mijë lekë

619 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë pasi nuk mbajtën maskën mbrojtëse duke shkelur rregullat.

16:01
Albin Kurti shërohet nga koronavirusi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga coronavirusi.

15:56
“Nga vija e zjarrit”/ Dalin pamjet, brenda spitalit covid 1. Pacientët: Nuk është lojë!

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga brenda spitalit covid 1.

15:47
Kosovë/ Ndërrojnë jetë 5 pacientë me koronavirus, rezultojnë pozitivë 596 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 596 persona, ndërsa kanë humbur jetën edhe 5 pacientë.

15:45
Vodhi një banesë/ Arrestohet 23-vjeçari në Dibër, i sekuestrohen armë dhe drogë

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Dibër.

15:33
Ç’po ndodh në spitale, pacientët me viktimat nga Covid-19 me orë të tëra në një dhomë? Flet Manastirliu

Ministrja Ogerta Manastirliu ka folur për atë se çfarë ndodh në spitalet Covid.

15:26
Urdhrat/ Oraret e kufizimeve për qytetarët, baret e restorantet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka bërë të ditur se prej ditës së nesërme, datë 11 Nëntor hyjnë në fuqi masat e reja të propozuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për parandalimin e COVID19.

15:24
Elbasan, rekord me infektime/ Qyteti i dytë për numrin e të prekurve pas Tiranës

Pas kryeqytetit, Elbasani mbetet ndër qarqet me numrin më të madh të të prekurve me Covid-19.

15:18
Egjiptiani martohet me gjyshen 80 vjeçare britanike: Dashuri e verbër, nuk e bëj për para

Një pensioniste britanike ka shokuar së fundmi shikuesit e programit të njohur të rrjetit britanik ITV, “This Morning” duke ndarë me ta detaje të imëta të jetës seksuale me të dashurin e saj 35 vjeçar nga Egjipti, me të cilin tashmë është martuar.

15:13
Heqja e testit të negativizimit, Manastirliu: Mjeku i familjes do japë vërtetim në fund të periudhës së karantinimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se do të jetë mjeku i familjes ai që do të japë një vërtetim në përfundim të periudhës së karantinimit.

15:07
Ngjarja e rëndë tek Infektivi, Manastirliu: Po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat, foli edhe për ngjarjen që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në spitalin infektiv ku një pacient ka tentuar të hidhet nga kati i dhomës së tij.

15:06
“Basha punoi me prokurorin e UNMIK”/ Flet avokati Tom Gashi: Mbrojti Haradinaj e Limaj në Hagë

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në përballjen e tyre me Tribunalin e Hagës, u mbrojtën nga avokati Tom Gashi i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu,  fillimisht komenton akuzat e prokurorit special për zotit Thaçi, Kadri Veselin  dhe të tjerëve.

15:03
Ekskluzive/ Burgjet e UÇK-së në Shqipëri, Taulant Balla propozon Komision të Posaçëm Parlamentar

Aktakuzat ndaj një pjese të kupolës drejtuese të UCK-së riaktivizuan pretendimin e ekzistencës së burgjeve të kësaj ushtrie në territorin shqiptar.

15:00
Mbyllja gjatë natës/ Manastirliu: Si do veprohet me personat që janë në punë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një deklarate për mediat ka folur sërish rreth kufizimeve në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit, covid-19.

14:56
“Virusi del natën”/ Manastirliu: Të kthehemi me këmbë në tokë. Do kemi një vjeshtë-dimër sfiduese

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për mediat për të folur mbi masat e reja për frenimin e përhapjes së Covid-19.

14:53
Dhimbje, ethe dhe…/ Pasojat e vaksinës së koronavirusit

Vullnetarë që kanë marrë pjesë në testimet e vaksinës së Pfizerit thonë se kanë pasur efekte anësore të ngjashme me ato të vaksinës së gripit.

14:44
Roma, vatër pandemie! Fazio, Santon, Pellegrini me Covid-19

Pas rasteve pozitive të sulmuesit boshnjak Edin Xheko dhe portierit të talentuar Boer, te skuadra e Romës janë shtuar futbollistët e infektuar me koronavirus.

14:42
Anglia kundër Islandës/ Sfida mund të luhet në…Shqipëri

Ndeshja e Ligës së Kombeve të Anglisë kundër Islandës të mërkurën e ardhshme mund të luhet në Shqipëri.

14:38
22 gara në kalendar/ F1 zbulon detajet e sezonit 2021

Kalendari i përkohshëm i sezonit të ri në Formula 1 ka pësuar disa ndryshime.

14:32
Kryeministri Hoti: Në Samitin e Sofjes të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

14:21
OFL godet në Berat/ Drogë dhe prostitucion, këta janë 4 të piketuarit e radhës (EMRAT)

Teksa vijon Operacioni Forca e Ligjit katër shtetasve u është nisur kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

14:14
Procesi i Berlinit/ `Po` tregut të përbashkët rajonal

Duke sfiduar pandeminë e koronavirusit, në Sofje po zhvillohet në mënyrë virtuale samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Grafiku i rritur i pandemisë në vendet e Europes nuk ka ndikuar në çuarjen përpara të axhendës së Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel.

14:07
Pak pas kolegut/ Vdes krijuesi tjetër i Scooby-Doo

Ken Spears, i cili së bashku me Joe Ruby sollëN në jetë njërin prej serialeve më të dashur të animuar për fëmijë të të gjitha kohërave, Scooby-Doo ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

14:01
Rapsodët mblidhen në Lezhë/ Festivali i 11-të folklorik tipologjik kombëtar

Edhe pse në kohë pandemie qyteti i Lezhës mirëpret rapsodë dhe instrumentistë, në edicionin e 11-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar.

14:01
“Izolim” shpallet fjala e vitit

“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pas rritjes së madhe të përdorimit të saj gjatë pandemisë.

13:52
Numër rekord i stuhive në Atlantik

Sezoni i uraganeve këtë vit në Atlantik ka thyer rekord sa i përket numrit të stuhive, ka thënë Qendra Kombëtare për Uragane në Shtetet e Bashkuara.

13:49
Pacienti me covid-19 tentoi vetëvrasjen, reagon QSUT: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve…

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

13:47
Gjermania dhuron 22 automjete policisë Kufitare shqiptare

Policia Federale Gjermane ka dhuruar 22 automjete për Policinë Kufitare Shqiptare, si dhe pajisje teknologjike dhe radio ndërlidhëse.

13:39
Yjet që ndanë foto pa grim deri më tani gjatë vitit 2020

Ndërsa duken mahnitëse të gjitha të mbërthyera në tapetin e kuq, të famshmet janë po aq të bukura kur shfaqen pa grim në rrjetet sociale.

13:27
Vaksinën për COVID-19 Maqedonia do ta marrë në fillim të vitit të ardhshëm

“Pritjet janë që vaksinën kundër coronavirusit, Maqedonia e Veriut ta marrë në muajt e parë të vitit të ardhshëm”.