Një grua, mes dy të agjentëve të FBI të vrarë nga i dyshuari për pornografi të miturish në Florida (fotot)

02/02/2021 21:22

Dy agjentë të FBI u vranë sot në Florida gjatë një aksioni për kapjen e një të dyshuari për pornografi të miturish, i cili gjithashtu mbeti i vdekur.

Agjentja speciale Laura Schwartzenberger, 43 vjeçe, dhe Daniel Alfin, 36 vjec, u vranë në qytezën e Sunrise, gjatë aksionit për kontroll kundër “krimeve të dhunshme ndaj fëmijëve”.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një kompleks apartamentesh ku jetonte i dyshuari për pornografi të miturish.

Ky i fundit u vra pasi hapi zjarr ndaj oficerëve dhe nisi rezistencën brenda apartamentit.

Disa orë pas betejës, trupat e  Schwartzenberger dhe Alfin u endosën në barrela të veshura me flamurin amerikan për t’u çuar drejt morgut.

Në pamje shiheshin oficerë që u bëni roje nderi të rëndëve.

Kreu i FBI Christopher Wray ngriti lart dy agjentët për ‘heroizmin e tyre’ dhe u zotua ‘të nderonte sakrificën e tyre’.

Dy agjentët punonin prej vitesh me FBI dhe ishin specializuar në hetimin e çështjeve të pornografisë dhe shfrytëzimit të miturve.

Tre agjentë të tjerë u plagosën në përballjen me të dyshuarin, te cilet janw tashmë në gjendje të stabilizuar në spital.

FBI nuk publikoi emrin e të dyshuarit apo për krimet e tij.

Konfrontimi i sotëm ishte një nga ditët më të përgjakura të historisë së FBI.

FOTO GALERI
1/9
Agjentja speciale Laura Schwartzenberger, 43 vjeçe

Top Channel