Amnistia fiskale zakonisht ndodh për arsye të mbushjes së buxhetit me të ardhura në kohë të shpejtë. Duke qenë se qeveria është ngushtë me të ardhura, atëherë amnistia fiskale mundet të kënaqë nevojën e menjëhershme për të ardhura. Kjo tregon indirekt siptomat e një rënie ekonomike, apo një performance fiskale jo të kënaqshme dhe në përmbushje të objektivave buxhetore.

“Një amnisti zakonisht adresohet për të shtuar të ardhura në mënyrë të shpejtë në buxhet. Pjesa tjetër për të dhënë një moral ndryshe qeveria, kush është morali që fusë qytetarët në rrugën e ligjit apo të tregojë një model qeverisës ndryshe nga qeveria e mëparshme. Në fakt ka ndodhur që ëshët mjaftuar vetëm me futjen e disa parave në buxhet dhe nuk është menduar më pasë se kjo amnisti cfarë efektesh prodhon. Si të bëhet një analizë që këta që nuk e respektuan ligjin do vazhdojnë të mos e bëjnë.

Sepse ka njerëz apo kategori që nuk binden kurrë pra janë evazionistë të lindur, pikërisht ndaj këtyre shteti duhet të përdorë ato mjetet e presionit” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.

“Beson qeveria se do të ketë një rritje të të ardhurave por kjo nuk duhet zhveshur nga efekti që prodhon. Sepse ti për një gjobë që ke falur ke krijuar premisën e pesë gjobave të tjera që të mos paguhen. Por të pritete momenti I amnistisë që të paguhen. Kështu që amnistitë në përgjithësi nuk kanë një efekt pizitiv” u shpreh eksperti i ekonomisë, Panajot Soko.

Përveç nevojës për të ardhura në tërësinë e politikës fiskale të qeverisë mundet të ekzistojë edhe kërkesa për të përmirësuar pajtueshmërinë tatimore. Ashtu si edhe mundet të jetë ambicja për të përmirësuar të ardhurat për një periudhë afatmesme.

“Kur planifikohen amnistitë natyrisht që kanë edhe një objektiv për të ardhurat. Por gjykoj që amnistitë e viteve të fundit nuk kanë arritur objektivat. Ka ndodhur që janë falur detyrime të ndryshme me periudha kohore por duke qënë se këto falje kanë vendosur disa kushte për të paguar një pjesë të detyrimeve dhe për tu faluar pjesa tjetër. Mënyra se si ka funksionuar administrata ka qënë shumë burokratike, ka penguar procesin dhe nuk ka dhënë frytet e pritshme. Nga ana tjetër këto do të shërbenin si nxitje që amnistia tjetër të mos përsëritete dhe të bëjë të njëjtin gabim. Sa më shumë të përsëriten amnistitë kan rriskun e të mos u marrit seriozisht” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.

“Gjykoj që shqipëria ka nevojë për disa amnisti por që duhet të studiohen mirë dhe të mos japin efektin negative te qytetarët e ndershëm. Madje për të ndershmit mund të ketë edhe skema bonusi. Vërtet po I falim dikujt mos të qënin i rregullt por me të njëjtin mekanizëm që kjo të duket edhe dicka positive, mund tu jepen bonuse edhe atyre që kanë qënë korrekt. Në këtë mënyrë jo vetëm që krijohet barazia por jepet edhe mesazhi që ju që keni qënë të rregullt vazhdoni se ne do jemi mirënjohës dhe vlersues ndaj jush. Por nga ana tjetër duhet të kemi edhe ndalimin e keqpërdorimeve nga amnistia të këtyre që përfitojnë” u shpreh juristi, Jordan Daci.

Emisioni i plotë:

Top Channel