Leverkusen eliminohet nga një ekip i kategorisë së 4-t, Dortmundi në çerekfinale pas shtesave

03/02/2021 00:37

Vijon kriza e rezultateve për Bayer Leverkusen që u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/8-ave pasi u mposht nga skuadra modeste e Essen që luan në kategorinë e 4-t.

Pas 90 minutave pa gola, finalistët e edicionit të kaluar të Kupës së Gjermanisë kaluan në avantazh në minutën e 105-të me xhamajkanin Leon Bailey, por surpriza e madhe ndodhi në 15 minutat e dyta të shtesës, kur Essen realizoi dy herë me Kefkir dhe Engelmann.

Avancoi më tej edhe ekipi që eliminoi Bayernin një raund më parë, pikërisht Holstein Kiel që mposhti 2-1 pas kohës shtesë skuadrën tjetër të Bundesligës së dytë Darmstadt.

Avancoi më tej edhe Werder Bremen që mposhti 2-0 Greuther Furth, ndërkohë që Paderborn për pak sa nuk bëri surprizën ndaj Dortmundit duke barazuar nga 2-0 në 2-2 por në shtesë verdhezintjë gjetën golin e tretë me Haaland duke avancuar në çerekfinale.Në pjesën e parë për Dortmundin kishin realizuar Emre Can dhe Jadon Sancho.

Top Channel