“Ai është unifikuar me Ramën”, Berisha për ambasadorin Gonzato: Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, sikur ne nuk jemi për integrimin
09/05 20:50
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” komentoi zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, ndërsa është në radhët e listave të PS-së.
Ai tha se zgjedhjet do të jenë të polarizuara dhe se do të jetë një fushatë përtej normales.
“Mendoj se do të jenë zgjedhje të polarizuara. Opozita luajti me parimin të gjitha ose asgjë. Fushata do të jetë përtej normales dhe do të kemi një debat të ashpër sado në distancë. Besoj se do të tejkalojnë edhe diskutimin normal. Në mandatin e tretë PS do të ketë një rishikim të vetvetes, që është shumë më e vështirë se sa të krijosh një filozofi tjetër. Unë luftoj për fitoren e PS-së”, tha Majko.
Top Channel