Juventus triumfon në Kupën e Italisë/ Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen me Interin

02/02/2021 23:54

Inter u dorëzua 1-2 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, turneu i dytë për nga rëndësia në futbollin e apenineve që vendosi përballë dy ekipet pretendente për titullin.

90 minutëshi në San Siro u mbyll minimalisht në favor të miqve që do të kërkojnë të ruajnë të njëjta kuota për rikthimin në shtëpi ndaj zikaltërve, që mund tu japë finalen e madhe.

Ekuilibrat u prishën në minutën e 9 kur Sançez pas një lançimi, kombinoi me Barelën që arriti të shpikë asistin e Barela që u finalizua në rrjetën e torinezëve nga Lautaro Martinez. Për argjentinasin, goli i12 sezonal.

Ronaldo arriti të rikthente barazpeshën pas një penalltie të fituar nga Kuadrado, dhe portugezi shënoi me një goditje në qendër në kuadratin e Handanovic. Për portugezin, rrjeta e 21 sezonale.

Pa shkuar në pushim, prapavija e Interit futi sërish ujë pasi Bastoni i dhuroi një top Ronaldos në një gabim në prapavijë, dhe luzitani nuk gaboi duke shënuar avantazhin e Juventus, diçka që nuk ndryshoi më. Kështu bardhezinjtë shlyejnë disfatën e 10 ditëve më parë në kampionat, duke konkretizuar në transfertë një sukses falë gabimeve në prapavijën e Inter.

Top Channel