Për herë të parë në Shqipëri u diskutua për një amnisti në vitin 1999. I pari që ka hedhur idenë e faljes të të gjitha detyrimeve dhe formalizimin, ose thënë më thjesht “nisjen nga viti 0”, ka qenë Presidenti Rexhep Meidani. Edhe pse ai këmbënguli në këtë nismë, ajo nuk u mor parasysh nga qeveria e kohës.

Por, kishte zëra të fuqishëm pro saj. Një prej tyre, Shkëlqim Cani, në atë kohë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, e mbështeti atë ide. Por, kishte dhe zëra që ishin kundër, jo vetëm ndaj kësaj amnistie, por çfarëdo amnistie që mund të bëhej në Shqipëri.
Por me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, Edmond Spaho do duhej të ndryshonte mendim. Në vitin 2011, Sali Berisha propozoi amnistinë fiskale.

Kështu, Spaho 9 vite pasi e kundërshtoi amnistinë, e mbronte atë si kryetar në Komisionin e Ekonomisë.

“Ka të bëjë me faktin se në Shqipëri riciklohen të njëjtët politikanë të cilët herë pas here janë pozitë e here janë opozitë, shpesh here ka dhe kundërthënie mes asaj që thonë në opozitë dhe asaj që thonë kur janë në qeveri” u shpreh politologu, Ilir Kalemaj

Amnistia fiskale, konsistoi në rivlerësimin e pasurive të patundshme kundrejt një tarife prej 2%, si dhe faljen e borxhit tatimor dhe doganor, faljen e penaliteteve përkatëse, nëse paguaje një pjesë të principalit. Partia Socialiste, në opozitë e kundërshtonte këtë amnisti.
Por, pavarësisht kundërshtisë së opozitës qeveria e ktheu në ligj, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë. Pra, nuk pati nevojë për votat e opozitës.

Në vitin 2015, kur në pushtet ishin socialistët, Ministria e Financave, e drejtuar nga Shkëlqim Cani do të zbatonte një falje fiskale. Ajo konsistonte në deklarimin e mallrave pa faturë kundrejt faljes së penalitetit.

Më pas në 2020, si për ironi Edi Rama, ashtu si Edmond Sapho, 9 vite pasi e kundërshtoi amnistinë, kësaj here e mbrojti me forcë në prezantimin e saj.

“Qeveria tha që ne kemi parë që ka raste. Kush janë rastet që paska një emigrant problem për të legalizuar ca para dhe paska ardhur këtu dhe ka ndërtuar një hotel apo ka ngritur një lokal. Kush janë këto raste se qeveria duhet ti kishte identifikuar dhe a ja vlen që për këto 5 raste të bëhet një ligj? Sja vlen se ti mund ti marrësh tek e tek dhe ti legalizosh përderisa ti ke bërë një ligj ky është një fenomen sistemik.

Dhe te ky fenomen që ne e dimë tashmë ëshët paraja e pistë e drogës, paraja e korrupsionit apo e trafiqeve të tjera” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.

“Nëqoftëse bazohemi te historiku debateve në lidhje me amnistinë paraprakisht na jepet idea që amnistia është më shumë politike se ekonomike. Në Shqipëri jemi të njohur për një mangësi me qëndrimet e mëparshme” u shpreh Roland Dodani, Pedagog “E drejta Konkurencës”.

Emisioni i plotë:

Top Channel