Top Story / Ja cilat janë efektet negative të amnistive në planin afatgjatë

02/02/2021 22:50

Ҫfarë kostosh mbart një amnisti? Shumë skeptik të amnistive fiskale pretendojnë se në kuadrin afatgjatë ato mund të kenë një efekt negativ në të ardhurat buxhetore dhe kjo për shumë arsye.

Së pari, tatimpaguesit e rregull mund ta shohin amnistinë si një favor që ju bëhet shkelësve të ligjeve fiskale.

Së dyti, disa individë mund të pranojnë të paguajnë detyrimet e tyre sipas rregullave të amnistisë pa u ndjerë aspak “fajtorë” për mos pagimin e tyre në të kaluarën.

Së treti, një amnisti fiskale mund të zbulojë para tatimpaguesve faktin e ekzistencës së evazionit fiskal. Gjë e cila deri në ato momente mund të perceptohej por jo të verifikohej.

Së katërti, shpallja e amnistisë mund tju tregojë tatimpaguesev se sa e dobët ka qënë administrate tatimore në zbatueshmërinë ligjore fiskale.

E pesta dhe e fundit, shumë persona mund të shpresojnë se të tjera amnisti do të ketë më vonë. Kështu që nuk kanë pse të paguajnë më shumë taksa sot kur evazioni i tyre do të amnistohet më vonë.

Emisioni i plotë:

Top Channel