Inside Story/ I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”: Unë i kam rregulluar punët e mia, kam të ardhura…
Amnistia e parë për energjinë është bërë nga qeveria Berisha në vitin 2011. Ata që përfituan ishin familjet në ndihmë ekonomike, të papunët, pensionistët, invalidët dhe të gjitha gratë kryefamiljare. Në 2014 Berisha propozoi përsëri një amnisti për faturat e energjisë elektrike. Ndërkohë që falje të kamatvonesave për energjinë janë bërë edhe në vitet në vijim.
“Një individ që nuk paguan dritat në fund të amnistisë fiskale është po aq i larë para shoqërisë dhe ligjit sa një individ që ka sakrifikuar me të radhurat e tij, me bukën e tij për të paguar dritat” u shpreh eksperti i ekonomisë, Panajot Soko.
Por cilat ishin efektet që patën amnistitë për fatuarat e energjisë elektrike? Në kontekstin fiskal patëm një pastrim të regjistrave nga borxhlinjtë por në aspektin moral u bë një padrejtësi ndaj qytetarëve që paguanin rregullisht.
“Amnisitia e dritave në vetvete pruri atë që pastroi disa regjistra nga ata që ishin borxhëlinj por nuk dha mesazhin që ai që nuk paguan duhet të ndihet i tillë që pas amnistisë nuk do të përfitojë më asnjëherë. Pavarësisht që përfituan, borxhëlinjtë vazhduan, e njëjat gjë ndodhi edhe me ujësjellsat” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert fiskal.
Marrim një pensionist të ndershëm që ka paguar energjinë elektrike ndër vite. Para vitit 2013 çmimi i energjisë ishte me fasha dhe një pensionist paguante rreth 15 mijë lekë të vjetra. Po llogarisim që pensioni i tij mund të ishte nga 130 në 150 mijë lekë, dhe rreth 10-15% e pensionit të shkonte për pagesën e energjisë elektrike. Nga ana tjetër kemi patur sipërmmarrës, që kanë gjeneruar me dhjetra milionë lekë të ardhura në vit. Por këta nuk i kanë paguar faturat e energjisë elektrike për vite me radhë. Ka pasur shifra konkrete deri në 150 milionë dollarë fatura të energjisë të papaguara, edhe pse biznesi ishte me fitim. Shteti me amnistinë që ka bërë i ka cilësuar si të barabartë këta dy persona. Edhe pse në të vërtetë nuk janë. Pensionisti që ka sakrifikuar gjithë jetën duke paguar, si shpërblim merr rritjen e çmimit të energjisë për të mbuluar humbjet shteti.
“Është paradoksale kjo nga një anë kemi qytetarë të ndershëm që kanë pagaur 10-15% të të ardhura të tij mujore për energjinë elektrike. Dhe këtij qytetari në vitet në vijim i është rritur kjo kosto e energjisë. Si pasojë e sjelljes jo etike të një sipërmarrësi që edhe pse ka gjeneruar të ardhura ka përfituar nga pafatësia e institucionit përgjegjës për mbledhjen e këtyre të ardhurave”u shpreh Lodian Muco, ekspert ekonomie.
Në rastin konkret problemi më i madh qëndron se qytetarët e ndershëm janë ndëshkuar me kosto më të larta për energjinë. Duhet të kujtojmë se kishte qytete të tëra ku vëtem 5% e banorëve paguanin në mënyrë sistematike faturën e dritave. Kompania për të mbuluar humbjet rriti çmimin e energjisë duke penalizuar paguesit e rregullt.
“Nëse prishen balancat ëshët shumë e vështirë ti mbledhim, sic po ndodh. Shqipëria nuk mundet më ti mbledhë se janë prishur këto balanca” u shpreh juristi, Adriatik Lapaj.
Amnistia e enrgjisë elektrike mund të ketë siguruar disa të ardhura në moment. Por nuk ka të dhëna zyrtare se sa është vlera e të ardhuarve të siguruara nga kjo amnisti. Çuditërisht amnistitë nisin me bujë në fillim, arkëtohen disa para dhe nuk bëhet asnjë analizë për të parë efektet që pati kjo amnisti.
Emisioni i plotë:
Top Channel