Top Story/ Kush do të përfitojë në të vërtet nga amnistia, emigrantët apo pastruesit e parave?

02/02/2021 22:52

Një vit para vitit zgjedhor të 2021 u kthye diskursi për një amnisti fiskale dhe penale. Kjo amnisti ka një përzjere objekti nga gjithë ligjet e mëparshme.

Në kuadrin e legalizimit të kapitalit jashtë dhe brenda Shqiperisë, është vendosur kushti që nuk mund të përfitojë asnjë politikan i zgjedhur, funksionar shteti, gjyqtar, prokuror apo familjarë të tyre. Po ashtu përjashtohen paratë e krimit të organizuar, narkotrafikut dhe personat e dyshuar për lidhje me terrorizmin.

“Ligji sa i përket kufinjëve e ka të qartë që ti nuk mund të kalosh më shumë se 12 mijë euro të padeklaruara. Nëse ti ke më tepër se kaq atëherë këto para të konfiskohen ose të sekuestrohen. Në të tilla kushte qeveria mendon se do të legalizojë paratë e emigrantëve. Por si do ti sjellin këta emigrant në Shqipëri?

Ndërkohë që nuk të lejon Italia që ti të sjellësh disa para të siguruara në Itali në mënyrë informale. E dyta është se ti legalizon ca para që janë gjeneruar në mënyrë informale në vend të ndryshme të bashkimit europian. Këto vende i bie që kanë humbur nga taksat e padeklaruara” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muco.

“Besoj se qëndron si argument logjik që kjo është për të legalizuar paratë e emigrantëve. Frika më e madhe është që do legalizojë paratë kriminale të cilat inflitrojne paratë e trafiqeve, paratë e drogës, tëkrimit të organizuar para të cilat janë vën në menyrë jo legjitime dhe kur kjo është një formë pastrimi parash. Për fat të keq mund të na mbajnë më gjatë ket lista e vendeve problematike për pastrimin e parave” u shpreh Ilir Kalemaj, politolog.

Po atëherë kujt i drejtohet kjo amnisti? Përfituesit kryesorë synohet të jenë emigrantët që ndër vite kanë siguruar të ardhura nga punë të ndryshme të padeklaruar.

“Ky ligj nuk u ndërtua për emigrantët sepse emigrantët nuk prodhojnë asnjëherë kaq shumë para në të zezë. Kjo u bë për ata që prodhojnë kaq shumë para, është ekonomia informale, krimi dhe degët e krimit. Unë kështu e kam parë këtë mundësi, duke qënë se emigrantët i përjashtoi nga fakti se nuk ka një emigrant që ka punuar sanitar dhe bëri 100 mijë euro. Por kjo u bë për ata që kanë prodhuar 100 mijë euro e sipër dhe ata janë ose korrupsioni, ose droga prostitucioni dhe trafiqet e tjera” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.

Emisioni i plotë:

Top Channel