“Shumë vonë, mungon vullneti politik”/ Debate në Open për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë

02/02/2021 22:09

Vonesa dhe mungesa e vullnetit politik ishin ato se çfarë listuan si mangësi në Open të ftuarit për të diskutuar mbi votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Bledar Milaqi, bashkëthemelues i  lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë” u shpreh: Vonesat burokratike janë pasoja e mungesës së vullnetit politik.

Eni Vasili: Jeni optimist, se mund të votoni?

Po mos të ishim optimist s’do merrnim pjesë në tryezën teknike që nga fillimi. Por duke parë zhvillimin e fundit normalisht që skepticizmi shtohet. Për Zotin majko e di që e ka mbështur procesin që nga fillimi, por nuk bie dakord që mazhoranca s’ka përgjegjësi, se ishte premtim i tyre.

Majko: Me shoqatën e tyre kam pasur komunikim, dhe kam respekt, por sa për përgjegjësinë dua të them se ishim të detyruar të prisnim opozitën për marrëveshje sic e kërkonin dhe në kushte nga BE.

Fatos Malaj, specialist i çështjeve të emigracionit: Janë shumë të vonuar në këtë proces, nuk shoh problem infrastrukture, por mungesë të vullnetit politik.

Nuk e di përse politika shqiptare ka frikë nga prezenca e diasporës nën parlament , e shohin si rrezik. Unë mbështes dhe votën në rrugë postare.
Ne kemi si kërkesë të vetme, vonesën , pse vonë, ne duam të votojmë, heqja e kësaj të drejte është absurde.

Majko: Ua thashë , se pse jemi të shtrënguar nga koha, që ndryshimet në kod donin konsensus dhe e pritëm, dhe pasja e një opozite jashtë parlamentit nuk ishte justifikim , por realitet.

Prandaj KQZ ta nisë procesin, atyre qe e kanë adresën tu jepet adresa, sikur 10 të jenë.

Top Channel