Man.United i bën 9 gola Southampton-it për një fitore historike, Wolves mposht Arsenalin

03/02/2021 00:26

Pas dy rezultateve jo të mira, Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme. Djajtë e Kuq dhuruan emocione pafund në Old Trafford aty ku mposhtën me rezultatin e thellë dhe turpërues 9-0 Southamptonin. Fitorja më e thellë e regjistruar në sezon të kampionatit anglez dhe mbi të gjitha një sukses historik për skuadrën e Solskjaer.

Sfida e Old Trafford nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për shënjtorët të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 2-të pas daljes me karton të kuq të Jankeëitz. Ëan Bissaka, Rashford, autogoli i Bendarek dhe Cavani i çuan shifrat në 4-0 që në pjesën e parë duke hipotekuar fitoren e United.

Goleavarazhi i Djajëve të Kuq u përmirësua ndjeshëm në fraksionin e dytë kur skuadra e Solskjaer shënoi dhe 5 herë të tjera. Martial, McTominay, Bruno Fernandes me penallti, sërish Martial dhe në fund James e çuan rezultatin në 9-0, me United që ruajti vendin e dytë edhe pas javës së 22-të tashmë me 44 pikë po aq sa edhe City kryesues që ka luajtur dy ndeshje më pak. Për t’u përmendur që Southampton e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pasi në të 86-ën u ndëshkua edhe Bendarek me të kuq.

Në ndeshjet e tjera spikat triumfi i Ëolves 2-1 me përmbysje ndaj Arsenalit të Artetas. Me të njëjtin rezultat Sheffield United mposhti WBA-në duke ringjallur shpresat për mbijetesë ndërsa po me shifrat 1-2 Crystal Palace triumfoi në transfertën ndaj Newcastle.

Top Channel