Roberto Mancini lëshon alarmin. Njeriu që ringriti Italinë gjatë këtyre dy viteve me shumë gjasa do të largohet nga stoli i kombëtares së kaltër pas përfundimit të Botërorit Katar 2022.

Në një intervistë për mediat Mancini theksoi se aktualisht ndihet mirë te Italia por pas 2 vitesh do të jetë e vështirë të thotë të njëjtën gjë pasi dëshira e tij është të drejtojë një klub në të ardhmen.

“Kontratat janë aty, por mund të thyhen ose të rinovohen në çdo kohë. Italia në Kupën e Botës? Si fillim, duhet të kualifikohemi, përderisa nuk është e sigurtë duke parë se dështuam për kompeticionin e fundit. Kemi kampionatin europian, pastaj Ligën e Kombeve në shtëpinë tonë. Në harkun kohor të dy viteve, kemi 3 kompeticione dhe është e qartë që dua të jem në të treja.

Me ekipin kombëtar ka disa ndeshje që ndonjëherë dikush mërzitet duke qëndruar në shtëpi. Kjo është çështja. Është një nder i madh të jem në pankinën e kombëtares së Italisë, sidomos në këtë moment kur ekipi është bërë mjaft konkurues. Më pas po, do të kthehem të stërvis një skuadër. Trajneri i ri i Italisë? Ka shumë trajnerë që mund ta kryejnë këtë detyrë, p.sh, Gasperini, Allegri, Ancelotti”, u shpreh Mancini.

Top Channel