Mundësimi i votimit të emigrantëve shqiptarë është një nga çështjet e pazgjidhura në lidhje me zgjedhjet që priten të mbahen më 25 prilli të këtij viti.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majo i ftuar në emisionin “Open” tha se votimi me postë është më i aplikuari, sepse votimi në vendet ku jetojnë shqiptarët është i pamundur edhe për shkak të situatës së pandemisë.

“Ka vende si Zvicra që nuk lejojnë që të lejohet proces votimi, imagjino sikur këto kuti t’i sillje e të kishte transport prandaj zarfi mbetet më i aplikuari. Për persona me dy nënshtetësi do të aplikojnë. Ata me adresë jo të saktë do të aplikojnë përsëri tek e-albania. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të mbaronte deri në fund të muajit. Është anomali por jo shkelje ligji nëse nuk do të mund të votonin të gjithë. Çdo person që plotëson rregullat mund të votojnë”, tha Majko.

Top Channel