E enjte, 25 Qershor 2020
13:28
Kina “nuk sfidon” dot SHBA-në, dështon me mbledhjen e fondeve për OBSH-në!

Kina ka dështuar në përpjekjet e veta për të mbledhur fonde për OBSH-në.

13:21
“Jam shpresëplotë”/ Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim të jashtëzakonshëm

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik për votën e emigrantëve.

13:13
“Sezon turistik i sigurt”, Manastirliu: Vijon trajtimi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive

Programi i dezisektimit vijon në nga veriu në jug në zonat bregdetare dhe ato urbane, sipas hot spoteve (vatrave të nxehta) të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

13:08
Hoti, thirrje për qetësi: Lufta e UÇK-së, e drejtë

Avdullah Hoti i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, pas publikimit të aktakuzave të Zyrës së Prokurorit Special kundër presidentit Hashim Thaci dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

13:06
Njihni minatorin me fat! Bëhet milioner brenda natës, duke …

Një minator në Tanzani u kthye brenda natës në milioner pasi shiti dy gurë të çmuar dhe të papërpunuar Tanzanite që konsiderohen si më të mëdhenjtë e zbuluar ndonjëherë në këtë vend.

13:00
Kryeministri Hoti, takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

12:55
“Nëse nuk ngrihet në kohë Kushtetuesja humbasim të gjithë”/ Gjonaj: S’është koha të ngadalësojmë procesin

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se fakti që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese mbeti pothuajse bosh, nuk duhet parë si problem i vettingut, por si problem me atë sistem të trashëguar dhe mungesën e integritetit të këtyre gjyqtarëve të shkarkuar.

12:55
Reagojnë qytetarët: Aktakuzat e Hagës, të padrejta!

Qytetarët e Prishtinës kanë reaguar ndaj aktakuzës për krime lufte të paraqitur nga Gjykata Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

12:54
Deputeti i opozitës: Të dënohen baronët e politikës, pastaj të krimit

Deputeti Erion Piciri, i dalë nga listat e PD-së kërkoi nga foltorja e Kuvendit tha se drejtësia shqiptare duhet të marr shembull nga ajo në Kroaci, Rumani apo Maqedoni dhe të dënojë zyrtarët e lartë të vendit për atë që kanë bërë në 30 vite.

12:47
“S’bëjmë kompromise për Reformën në Drejtësi”/ Spiropali: Po e realizojmë dhe kur hidhni bojë e miell

Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh e vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se maxhoranca “nuk bënë kompromise”.

12:42
Zbulohen rrënoja në Belsh/ Mendohet se është stacion qëndrimi në rrugën Egnatia

Rreth 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin rrasë, teksa punonin tokat e tyre, banorët kanë rënë në gjurmët e rrënojave që mendohen t’i përkasin një qyteze antike.

12:40
“Bëni testin e idiotëve, kemi lloj lloj halabaku”/ Tension në Kuvend mes Gjonit dhe Valterit, ndërhyjnë deputetët

Momente tensioni ishin të pranishme përgjatë seancës së sotme plenare.

12:39
Ralf Gjoni: Jam pro ndryshimit të Kushtetutës për sa kohë që çon në lista të hapura dhe ndryshim të sistemit

Në një replikë me deputetin Myslim Murrizi, Ralf Gjoni u shpreh se është pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura.

12:38
Sekuestrohen fidanë narkotikë, armë gjahu dhe celularë/ Arrestohen 3 persona në Mallakastër

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kështu është finalizuar me sukses operacioni antikanabis i koduar “Rromës”.

12:31
“A keni këllqe?” Ralf Gjoni: Iku Lu-ja erdhi Kimi/ PS, PD, LSI, të treja bashkë në krevat

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni e cilësoi çdo gjë që ndodh në Shqipëri si asgjë tjetër veçse një lojë politikë, duke nisur nga emërimet në Gjykata dhe deri të Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

12:29
Mbetjet pranë lumit/ Vilëbashtova, plazhi i plehrave të Shkumbinit

Ndotja mbetet alarmante në plazhin më të afërt pranë grykëderdhjes se lumit Shkumbin.

12:21
Hoti: Dialogu nuk ka alternativë!

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.

12:18
Dhunonte të ëmën, arrestohet 25-vjeçari në Berat

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

12:18
“Kosova në telashe”/ Analisti i Ballkanit: Nëse konfirmohet aktakuza Thaçi dhe Veseli dorëhiqen

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer mendon se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera.

12:14
PD, Kandidatët nga anëtarësia/ Basha njofton partinë për përzgjedhjen e garuesve për deputet dhe bashki

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD.

12:14
Mbi 34300 dosje stok/ Ruçi kryetares së KLGJ-së: Plotësoni vakancat në Gjykatën e Lartë Kushtetuese, po pengohet integrimi

Gjatë seancës së sotme plenare, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është shtuar me 5654 çështje duke e çuar numrin total në mbi 34300.

12:05
Hajdari në parlament: Ta mbyllim sesionin me ndryshimin e sistemit

Deputetja Rudina Hajdari u bëri thirrje deputetëve që ky sesion parlamentar të mbyllej me ndryshimin e sistemit.

12:03
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 66 vjeçar në spitalin infektiv

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

12:00
Dhunë në familje, arrestohen 3 persona në Vlorë, njëri i shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj vajzës

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 3 personave për veprat penale dhunë në familje dhe për ngacmim seksual.

11:52
15 fotot që tregojnë diferencën e madhe mes çiftit Trump dhe Obama

Barack Obama la gjurmë në historinë e SHBA-së, si i pari president me ngjyrë.

11:47
Të dënuar për vrasje/ Kush janë tre të targetuarit e radhës nga OFL

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 vazhdon të dërgojë formularët.

11:46
Gjendja e fatkeqësisë mbaroi/ Murrizi: Kuvendi të kthehet në normalitet!

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi Gramoz Ruçit, gjatë seancës së sotme plenare, që parlamenti të rikthehet në normalitet, lidhur me kohën e deputetëve për të folur, por edhe pyetjet për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë.

11:45
FIBA publikon rregullat zyrtare të cilat hyjnë në fuqi nga 1 tetori

Pas ndryshimeve të paraqitura nga Komisioni Teknik dhe miratuar nga Bordi Qendror i FIBA-s në Mars 2020, FIBA ka publikuar Rregullat Zyrtare të Basketbollit 2020.

11:40
Reali rimerr kreun/ Pas fitores me Mallorcan 2-0

Reali i Madridit iu përgjigj Barcelonës duke regjistruar një tjetër fitore në La Liga, e katërta në 4 ndeshje të zhvilluar pas pandemisë koronavirus.

11:34
Aksident rrugor në Gjirokastër, policia arreston shoferin e fugonit

Një shtetas ka rënë nën pranga dhe një tjetër procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

11:30
“Të shpëtojmë njerëzimin, vrisni një çifut”/ Arrestohet 39-vjeçari që bënte thirrje ekstremiste në rrjetet sociale (foto)

Një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë është arrestuar nga blutë e Tiranës.

11:29
Aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit/ Papa: Kuvendi të miratojë rezolutë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

Mbi aktakuzat që ka ngritur Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka reaguar deputeti opozitar Kostaq Papa.

11:21
Miqësorja e Kombëtares, me Armeninë në 7 tetor në Jerevan

Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Armeninë në 7 tetor të 2020.

11:21
New York, Berlin, Londër/ Covid-19 anulon maratonat e famshme!

Koronavirusi fiton edhe ndaj garës më popullore dhe me pjesëmarrjen më të lartë në botë; maratonës së New Yorkut.

11:17
“PS vonoi seancën. Po bëni pazare me Metën për KLSH ”/ Ruçi-deputetëve: Nuk do përsëritet më

Ka nisur seanca e Kuvendit dhe menjëherë deputetët e opozitës shprehën pakënaqësinë për vonimin e saj.

11:03
Fotot/ Kuvendi “zhvendoset” në oborrin-kafene, deputetët pa maska harrojnë pandeminë

Kafes së mëngjesit nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë as deputetët e Kuvendit.

11:03
Osmani takon ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

10:58
Kandidatura e Arben Shehut për KLSH/ Vonohet seanca e Kuvendit, PS në mbledhje

Përpara seancës së sotme parlamentare, Grupi Parlamentar i PS po zhvillon mbledhje grupi.

10:55
Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet seanca plenare për dialogun

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

10:47
Maqedonia nesër hap kufijtë, pa test dhe karantinë

Prej nesër plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PSR dhe karantinë shtetërore.

10:43
Politika “zien”, Meta përshëndet me foto nga Bogova

Kjo e sotmja pritet të jetë një ditë e ngarkuar për politikën në vend, por mesa duket jo për të gjithë.

10:38
Kroacia kthen karantinën për vizitorët nga 4 shtete ballkanike

Kroacia ka vendosur të rikthejë karantinën 14 ditore për vizitorët nga katër fqinjët e saj të Ballkanit pas asaj që po shihet praktikisht si një valë të dytë e koronavirusit në rajon.

10:32
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 78 raste të reja në 24 orët e fundit, Shkodra rekord

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet për situatën nga covid-19 në vend për 24 orët e fundit.

10:22
Shtohen befas numrat e infektimeve, Australia nxjerr në rrugë ushtrinë!

Australia dërgoi 1.000 ushtarë në shtetin e Victorias me shpresën të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit atje.

10:17
Publikohen për herë të parë fotot ‘sekrete’, njihuni me vajzat e Vladimir Putin nga martesa e parë

Janë publikuar për herë të parë fotografitë e rralla të dy vajzave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga martesa e tij e parë.

10:14
Dy tubimet në Tiranë/ Policia jep detajet: 17 persona të proceduar

Policia e Tiranës ka reaguar për protestat para Ministrisë së Transporteve një ditë më parë.

10:07
Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Reagon Besa Shahini: UÇK-ja ishte mishërimi i përpjekjes për liri, çdo përpjekje tjetër duhet dënuar

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi dje se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

10:06
Reklama për mallra pa dëshirën tuaj në telefon? Ja ku të ankoheni që të mos ndodhë më

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që janë ndjerë të bezdisur nga telefonatat e panumërta nga ana e kompanive të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre.

10:03
Asnjë si Ronaldo, ylli merr dhuratën më të çmuar në botë (FOTO)

Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori.

09:54
Lëkundje tërmeti në Tiranë!

Pak më parë u ndjenë lëkundje tërmeti në Tiranë.

09:52
“Do marr një vendim të rëndësishëm për politikën”/ Basha mbledh sot Kryesinë e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD.

09:45
“Kaq pak vlerë ka jeta juaj?”/ Revoltohet Tritan Kalo: E pafalshme të ulet vigjilenca nga stafi mjekësor!

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku kohët e fundit ka pas një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

09:41
Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë trondit prefekturën Chiba në Japoninë lindore, njoftoi sot agjencia meteorologjike e vendit.

09:37
Shantazhonte një person me publikim të fotove në rrjete sociale, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë dhe një tjetër në kërkim

Blutë e Tiranës kanë kapur një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, por po ashtu arrestuan në flagrancë edhe një shtetas tjetër, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

09:31
Gramsh/ Arrestohet 23-vjeçari që shpërndante drogë, i gjenden fishekë dhe armë zjarri

Një tjetër rast i shpërndarjes të drogave në doza të vogla është goditur në Gramsh dhe policia ka vënë nën pranga në 23-vjeçar që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

09:31
Rusi: Nis votimi në referendumin për ndryshime kushtetuese

Rusët kanë nisur të votojnë në referendumin për ndryshime kushtetuese, që mund t’i zgjasin presidentit rus, Vladimir Putin udhëheqësinë edhe për 12 vjet tjera.

09:16
Në SHBA vazhdon rritja e numrit të personave me COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Më 24 qershor u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.

09:14
Covid-19, rritet numri i viktimave dhe rasteve në Brazil, Meksikë dhe Indi (Shifrat në 24 orë)

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.185 vdekje, në Meksikë 947, ndërsa në Indi 418.

09:10
India regjistron rritjen ditore më të madhe të rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë regjistroi 16.922 raste të reja të koronavirus në 24 orët e fundit, që është rritja më e lartë për një ditë.

09:03
Operacioni që shkatërroi 4 grupe kriminale/ Vijon “Limiti”, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Operacioni policor i koduar “LIMIT”, që ka nisur që nga viti 2019, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, vijon nga policia.

08:57
“Virusi përhapet shumë lehtë”/ Manastirliu apel qytetarëve (foto)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të mbrohen nga Covid-19, pasi duke respektuar masat mund të ndalet përhapja e këtij virusi.

08:52
Minatori humbi jetën, arrestohet brigadieri: Nuk kreu siç duhet detyrën

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti në minierë ka humbur jetën një minator.

08:41
“Historinë s’e ndryshon lapsi i një gjykate”/ Këshilltari i Thaçit: Liria jonë është vulosur nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, civilë të pafajshëm, të vrarë brutalisht!

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.

08:35
I shpallur në kërkim kombëtar/ Arrestohet 37-vjeçari në Durrës (akuzat)

Policia e Durrësit ka ndaluar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

08:28
Kosova është në telashe

Aktakuza nuk është thjesht çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është edhe çështje institucionale dhe ndërkombëtare po ashtu. Kosova është në telashe.

08:23
Anulimi i vizitave drejt Amerikës/ Isa Mustafa: Delegacioni u nda përgjysmë që në aeroplan, në LDK nuk ka dilemë a duhet të shkohet në Washington!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me anulimin e vizitës në Washington nga kryeministri Avdullah Hoti.

08:16
Bisedimet Kosovë-Serbi/ Analistët: Ecuria, në pikëpyetje. Thaçi të japë dorëheqjen e të shkojë në Hagë nëse…

Analistë perëndimorë thonë se cilatdo qofshin arsyet, bërja publike e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vetëm pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishte rastësore.bisedime

07:57
DASH: Ngritja e akuzave nga Prokurori i Specializuar, hap përpara për drejtësinë në Kosovë

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

07:53
Akuzat e Prokurorisë Speciale për Thaçin/ Avdullah Hoti: Do kthehem në Prishtinë, nuk udhëtoj drejt SHBA-së

Në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë takim. Pas anullimin të takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkak të akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, edhe kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do udhëtojë drejt SHBA-së.

07:45
Foto/ E pabesueshme! Burri e kthen në “kafshë shtëpiake” gjarprin më helmues në botë

Adhuruesi i zvarranikëve, Christopher, pëlqen që të ketë për “kafshë shtëpiake” gjarpërinjtë.

07:38
Foto/ Njihuni me të famshmit që kanë “idhull” të famshëm të tjerë

Të gjithë mahnitemi kur shohim yjet botërorë duke ecur në tapetin e kuq, duke pozuar për qindra kamera apo duke u argëtuar në ceremonitë e shumta.

07:32
Rriten sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

07:05
Foto/ Nuk janë motra, por sozi, vajzat tregojnë se as prindërit nuk i dallojnë dot kur janë bashkë

Dy vajza nga kontinente të ndryshme dhe me një diferencë moshe prej shtatë vitesh me njëra-tjetrën, thonë se kur janë bashkë as familjarët e tyre nuk mund t’i njohin. Këngëtarja Bianca Mihai 18 vjeçe nga Rumania dhe modelja palastinezo-siriania Lana Al Beik, 25 vjeçe, janë njohur në rrjete sociale. Edhe pse nuk janë binjake, janë thuajse identike. Mirëpo këto ditë ato janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën dhe ndjesinë e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

06:50
Foto/ Qershori më i nxehtë i 40 viteve të fundit, britanikët “popullojnë” plazhet

Mijëra britanikë kanë populluar plazhet këtë mesjavë. Britania po regjistron temperatura rekord dhe këto ditë qershori janë konsideruar si më të nxehtat në 40 vitet e fundit.

06:29
Ngërçi i këmbës gjatë natës, pse ndodh dhe si ta parandaloni

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat. Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulare, por teoritë janë të shumta.

06:06
Zbuloni si ndikon stresi në shëndetin e stomakut dhe çfarë duhet të bëni

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet. Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.

05:42
Zbuloni pse gërhitja sjell probleme shëndetësore më shumë për gratë se burrat

Gërhitja është një problem që prek si burrat ashtu edhe gratë. Ajo ka të bëjë me një vibrim të strukturave të rrugëve të frymëmarrjes dhe bllokim të qarkullimit të ajrit. Tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë: mbipesha, duhani dhe alkoli. Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.

05:21
Çdo ditë/ Kanellë me mjaltë për organizëm të fortë dhe trup në formë

Kombinimi i mjaltit me kanellën është ideal për rënien në peshë. Kjo erëz e ëmbël dhe mjalti lehtësojnë djegien e yndyrnave, veçanërisht në zonën e belit. Dhjamosja e tij rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve me tretjen. Ndonëse eliminimi i dhjamit në zonën e barkut dhe belit është e vështirë, mjalti me kanellën ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

04:59
Të ëmblit e verës, zbuloni llojet më të mira të fiqve

Nga të gjithë produktet, fiqtë janë ato që ngjallin më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa shumë prej nesh kacavirreshin nëpër pemë për të mbledhur fiq. Por, ajo që nuk dinim e ndoshta shumë prej nesh nuk e dinë akoma, është se fiqtë janë një burim shumë i pasur me fibra dhe plot me vitamina e minerale.

04:40
Disa shtete amerikane do të zbatojnë masën e karantinës për vizitorë

Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.

04:14
Kush preket nga urdhëri i Presidentit Trump për emigracionin?

Presidenti Donald Trump firmosi të hënën urdhrin, që të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

03:37
Senatorët demokratë bllokojnë propozimin republikan për reformën në polici

Një votim i rëndësishëm për avancimin e legjislacionit për një reformë të madhe në polici dështoi të mërkuren në senat, pasi demokratët e Kongresit bllokuan debatin mbi një propozim republikan që ata thanë se ishte i “mangët”. Ligjvënësit amerikanë kanë punuar me vrull për të hartuar një legjislacion që do të trajtonte kërkesat e dëgjuara në protestat disa javore mbarëkombëtare në përgjigje të vdekjes nën arrest më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate pritej të votonte më vonë këtë javë për projekt-ligjin Akti për Drejtësi në Polici, por përpjekjet për të miratuar propozimin nga senatori i vetëm afrikano-amerikan nga radhët e republikanëve, Tim Scott, duket se kanë ngecur.

03:19
Presidenti Trump dhe homologu polak diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

Presidenti amerikan Donald Trump priti Presidentin polak Andrzej Duda në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ndërsa zoti Duda e gjen veten të mbërthyer në një garë befasisht të ngushtë për rizgjedhje në vendin e tij. Votuesit polakë do të vendosin brenda katër ditësh nëse presidenti i krahut të djathtë do të shërbejë për një mandat të dytë në detyrë.

02:54
Debat për shifrat e testimeve për koronavirusin, ndërsa shtohen të infektuarit në Shtetet e Bashkuara

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënësve amerikanë se përgjigja e vendit ndaj koronavirusit po përmirësohet – megjithëse 26 shtete amerikane tani raportojnë një rritje të numrit të rasteve të COVID-19. Këto shifra janë vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të një debati politik pasi Presidenti Donald Trump tha në një tubim të shtunën se ai kishte kërkuar testime më të ngadalta për koronavirusin. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson ka më shumë nga Capitol Hill.

02:29
SHBA/ Prokurori i Përgjithshëm do të dëshmojë në Kongres

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë tha të mërkurën se Prokurori i Përgjithëshëm i Shteteve të Bashkuara ka pranuar të dëshmojë para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve muajin që vjen, ndërsa paneli heton pretendimet mbi politizimin departamentit.

02:02
Gjykata e Apelit urdhëron pushimin e çështjes ndaj Michael Flynn

Një gjykatë federale e apelit dha urdhër të mërkurën për pushimin e çështjet penale kundër ish-këshilltarit të Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn. Në një vendim 2-1 gjykata e apelit për qarkun e Uashingtonit u shpreh se vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të braktisur çështjen kundër zotit Flynn e mbyll këtë lëndë, edhe pse Flynn e pranoi fajësinë se kishte gënjyer prokurorët gjatë hetimeve speciale mbi Rusinë.

01:40
Japoni/ Shtëpia e frikës tani bëhet e lëvizshme

Një bori makine dëgjohet dhe tmerri fillon: një vrasës i përgjakur, zombi të frikshëm.

01:14
Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohet Tirana, Kukësi, Teuta dhe Bylisi

Tirana kaloi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas barazimit të padëmshëm 1-1 në Lezhë ndaj Besëlidhjes, në fushën e së cilës zbriste me sigurinë që i jepte triumfi i thellë 5-1 në përballejne parë. Bardheblutë zhvilluan një lojë mesatare pa shumë sforcim fizik madje vuajtën golin e Xhorxheviç në stadiumin Brajan Filipi, para se talenti Ernest Muçi të barazonte përfundimisht 1-1 në transfertë.

01:02
Aktakuza e Hagës për Thaçin dhe Veselin, reagimet e Metës, Ramës dhe Bashës

Ne besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Kështu reagoi Presidenti shqiptar Ilir Meta në rrjetin social facebook. Ai shkruan: “Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

00:46
Aktakuza e Hagës, reagojnë Haradinaj, Mustafa, Kurti dhe Hoti

I pari që reagoi në Prishtinë pas aktakuzave të Prokurorisë Speciale ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviçit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”- tha Haradinaj.

00:33
Veseli: Akuzat janë të pabaza, historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli deklaroi para mediave në Prishtinë se akuzat e Prokurorisë Speciale janë të pabaza dhe se historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet.

00:20
Dakordësi për kodin elektoral, PS pranon formulën e tretë për KQZ, PD rikthehet në Parlament

Në limitet e afatit për miratim në Parlament dhe pas pothuaj 6 muaj negociatash, akuzash dhe së fundi presioi ndërkombëtar, partitë e mëdha ia dolën të përmbyllnin draftin e plotë të amendimeve ligjore për kodin e ri zgjedhor, i cili pritet t’i dorëzohet zyrtarisht të hënën Kuvendit.

00:05
Thaçi anulon udhëtimin në SHBA/ Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të shtunën do të ishte në Shtëpinë e Bardhë për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Lajmin e dha ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë- Serbi.

E mërkurë, 24 Qershor 2020
23:57
Gjimshiti mposht Strakoshën, Lazio -4 nga Juvja, Roma përmbys Sampdorian

Pas Interit, edhe Lazio i jep një asist Juventusit në garën për titullin e Serisë A. Bardhekaltrit shpërdoruan avantazhin e dy golave të fillimit të pjesës së parë, duke u mposhtur në fund 3-2. Feston Berat Gjimshiti, që hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions, hidhërohet Strakosha, i cili sheh Juven që shkon +4 nga Lazio.

23:41
Reali rimerr kreun, Sergio Ramos ‘zëvendëson’ Cristiano Ronaldon

24 orë pas fitores minimale të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos, Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas. “Los Blancos” bënë detyrën në stadiumin “Alfredo di Stefano”, ku mposhtën me rezultatin 2-0 Mallorcan.

23:38
Liverpooli magjik, 4 gola ndaj Crystal Palace

Liverpooli dhuroi spektakël përballë Crystal Palace në “Amnfield Road”, ku shënoi katër gola të mrekullueshëm, të denjë për “Çmimin Puskas”, e tashmë pret një dhuratë nga Chelsea që përballet me Manchester City-n këtë të enjte në, “Stamford Bridge”, për t’u shpallur matematikisht kampion i Premier League-s.

23:14
Prekëse/ Mendoi se abortoi, por vajza ia doli të mbijetonte, nënë e bijë takohen pas 36 vitesh

Një nënë në SHBA, e cila besonte se  kishte abortuar të bijën, ka mësuar së fundmi se ajo është gjallë. Më shumë se tre dekada më parë, në 1977-ën, Melissa Ohden rrezikoi të  humbiste jetën, pasi lindi vetëm 1.3 kilogramë. Nëna e Melissas, Ruth, thotë se mamaja e saj e cila punonte mami në spital, për të shpëtuar shëndetin e saj u detyrua të bindte atë të bënte abort, pasi nëse do  të vazhdonte shtatzëninë, jeta e saj do të ishte në rrezik.

23:01
Konfirmohen 5 raste të reja me Covid-19 në Gjirokastër, dyshohet se janë punonjës të institucioneve publike

5 raste të reja me Covid-19  janë konfirmuar në qytetin e Gjirokastrës. Sipas burimeve të  Top Channel bëhet e ditur se rastet në fjalë dyshohet se janë punonjës të institucioneve publike.

22:58
Gjoksi nga 0 në 4, reagimi epik i Gerta Shinos kur u pa në pasqyrë!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother 9, Gerta Shino. Gjatë fjalës së saj në studio Gerta zbuloi se ka bërë një ndërhyrje për rritjen e madhësisë së gjoksit. Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, thotë se kjo ishte një dëshirë e hershme e saj, por vetëm tani e gjeti kurajon që të bënte këtë ndërhyrje.

22:47
Ngeli me 5 mijë lekë për 24 orë, ish-banorja e Big Brother: Vuajta për bukë!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-banorja e Big Brother 9, Gerta Shino.