E mërkurë, 30 Shtator 2020
18:35
Asociacioni, “kushtëzimi i radhës” për vazhdimin e dialogut

Vazhdimi i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të prolongohet për shkak të qëndrimeve të kundërta të Kosovës dhe Serbisë, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vlerësojnë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nga Platforma CiviKos.

18:33
Ditëlindja e saj dhe e djalit e dëshirat për të ardhmen, gazetarja e njohur rrëfen gjithçka në “Ftesë në 5”

E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte gazetarja Fjodora Fjora. Fjodora është shumë e lidhur me të birin 7-vjeçar, Alteos dhe shpesh shpërndan në rrjete sociale poza me të.

18:25
​Skuadra e Napolit i nënshtrohet testit për Covid-19, dalin rezultatet

Napoli ka njoftuar se të gjitha testet e bëra tek skuadra e tyre për Covid-19 kanë rezultuar negative pasi ata u përballën me Genoan javën e kaluar nga e cila dolën 11 lojtarë pozitiv me coronavirus.

18:19
Turqia dhe Franca përplasen për situatën në rajonin e Nagorni Karabakut

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i dënoi ato që ai i quajti deklarata “të pamatura dhe të rrezikshme” të Turqisë për situatën në rajonin e Nagorno Karabakut.

18:17
12 orë në ditë duke pastruar sardele, fituesi i “Big Brother” tregon shumën që mori rrogën e parë

Arbër Çepani njihet nga publiku shqiptar si fituesi i “Big Brother Albania 1”.

18:17
Kryeministrja pranon për herë të parë se ka provuar kanabis, gjatë debatit të nxehtë elektoral

Kryeminsitrja e Zelandës së Re ka pranuar dje se ka përdorur kanabis në një nga debatet më të nxehta të fushatës së atjeshme elektorale.

18:11
Maqedonia e Veriut/ Dy viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus

Dy viktima dhe 194 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Maqedoninë e Veriut.

18:08
PS ndez motorët, Veliaj: Ne kemi vetëm një plan, të bëjmë Shqipërinë dhe Tiranën; plani i PD është ringjallja e Berishës dhe vilat

Partia Socialiste ndezi sot motorët për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit për një mandat të tretë qeverisës. Në një takim me gratë socialiste në Amfiteatrin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë dhe njëherësh drejtues politik për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi se PS ka vetëm një plan, të bëjë Shqipërinë dhe Tiranën më të mirë. Ai theksoi se halli i vetëm i opozitës është të ringjallë Sali Berishën për të tretën herë.

18:07
Greqi/ Qindra armenë protestojnë në Athinë kundër luftës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Qindra armenë kanë protestuar sot në Athinë kundër luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

17:59
Raportet e zbulimit paralajmërojnë për kërcënime të lidhura me zgjedhjet amerikane

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë paralajmëruar se ekstremistë të dhunshëm vendas përbëjnë kërcënim për zgjedhjet presidenciale të muajit tjetër, ndërsa një zyrtar paralajmëron madje për ekzistencën e përbashkët të tensioneve në rritje politike, trazirave civile dhe fushatave të huaja të dezinformimit.

17:58
15 vite në Top Channel, Bieta Sulo tregon se sa ishte rroga e parë…

Moderatojra e dashur për publikun, Bieta Sulo prej kohësh është pjesë e pandashme e ekranit të “Top Channel”, me emisionin pasdites“Ftesë në 5”.

17:49
Greqi/ Shkatërrohet banda e rrezikshme e të miturve, 22 shqiptarë dhe 4 grekë akuzohen për vjedhje me metoda barbare

Policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme grabitësish në qendër të Athinës.

17:49
“Monarkja është tërbuar”/Stafi refuzon të punojë në Krishtlindje për mbretëreshën e Britanisë

Mbretëresha e Britanisë raportohet se është nervozuar nga rebelimi i stafit të shërbimit që refuzon të izolohet katër javë nga familjet e tyre për të punuar për mbretëreshën gjatë Krishtlindjeve, sipas udhëzimeve të pandemisë.

17:45
“Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venecias”/ Mediat italiane në “alarm”, dyshuese për burimin e parave

Media italiane “Il Gazzetino” shkruan në një artikull se kërkesa e shtuar e shqiptarëve për të blerë hotele dhe restorante në Venecia po hetohet nga autoritetet kompetente, pasi kjo gjë shihet me dyshim.

17:42
Top Talk: Artan Hoxha ja pse Berisha vendosi të flasë publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit

Kanë kaluar plot 22 vite nga vrasja e liderit të studentëve dhe ish-deputetit Azem Hajdari. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, vrasja e Hajdarit ende nuk është zbardhur plotësisht.

17:39
Zgjedhjet/ Kryeministrja e Zelandës pranon se ka pirë hashash pak para debatit me rivalen

Kryeministrja e Zelandës së Re ka pranuar se ajo ka përdorur kanabis. Këtë ajo e konfirmoi gjatë debatit të udhëheqësve më të fuqishëm të fushatës zgjedhore deri më tani.

17:37
KE kritikon Hungarinë, Bullgarinë, Rumaninë për sundim të ligjit

Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, kritikoi reformat në drejtësi, të bëra nga Qeveria e Hungarisë dhe ajo e Polonisë, duke i cilësuar si “burim të madh të polemikave” dhe “shqetësim serioz”.

17:29
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse nis formimin e kabinetit në hije

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, nisi të mërkurën krijimin e kabinetit në hije.

17:27
Nuk duhet t’i humbisni! Foto që të lënë pa fjalë nga aeroporti Kai Tak

Këto janë disa foto ikonike nga Aeroporti Ndërkombëtar Kai Tak – ku një avion kalon midis ndërtesave të banimit në Kowloon City.

17:24
​Kosovë/ Rënia ekonomike gjatë këtij vitit pritet të jetë 7.2 për qind

Rënia ekonomike në Kosovë në vitin 2020 si shkak i pandemisë Covid-19 pritet të jetë 7.2 për qind. Në projeksionet e BQK-së recesioni ekonomik në vend pritet të jetë më i thellë se sa është parashikuar më herët, por i njëjti mund të ndryshojë në muajt e ardhshme në bazë të zhvillimeve me pandeminë.

17:17
SHBA/ Brenda 24 orëve, 914 viktima dhe mbi 42 mijë raste të reja me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar për 24 orët e fundit 914 viktima dhe 42.185 raste të reja me coronavirus.

17:14
Franca ndalon përdorimin e kafshëve të egra në cirqe dhe parqe ujore

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

17:06
Borxhi publik i Spanjës rritet në 110% të PBB-së

Spanja ka regjistruar një rritje të borxhit publik në 110,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, niveli më i lartë në 20 vjet, në sfondin e shpenzimeve të mëdha publike të bëra për shkak të pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka Qendrore.

17:01
U përjashtua nga turneu, Verdasco padit Roland Garrosin

Fernando Verdasco do të padisë organizatorët e turneut Grand Slam, Roland Garros. Tenisti spanjoll, nr.59 i renditjes botërore e ndërmerr këtë hap, pasi organizatorët e eventit nuk e lejuan të marrë pjesë në edicionin e këtij viti për shkak se në një test me tampon ai rezultoi pozitiv, edhe pse në prag të evenimentit tenisti paraqiti disa teste ku ai kishte rezultuar negativ

16:58
“Një duel televiziv si një aksident automobilistik”/ Si reaguan mediat në botë për debatin presidencial

Votuesit amerikanë kanë ndjekur një nga tre debatet e para midis Presidentit Donald Trump dhe Joe Biden.

16:56
Mbeti e papunë si pasojë e pandemisë, arrestohet stjuardesa 27-vjeçare, nisi të tregtonte drogë (FOTO)

Një stjuardese është dënuar me 29 muaj burg, pasi akuzohet se është përfshirë në një rrjet të paligjshëm të tregtisë së drogës.

16:55
Përplasja me SHBA/ Papa Françesku refuzon të presë Pompeo për “instrumentalizim të Vatikanit”

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo i ka kërkuar së fundmi Selisë së Shenjtë «kurajo» për të denoncuar abuzimet e Kinës ndaj të drejtave të njeriut, por homologu i tij në Vatikan tha sot se Papa Françesku nuk do ta presë prej instrumentalizimit të Vatikanti prej faktit se është një politikan në fushatë elektorale.

16:55
Maqedonia e Veriut/ Nesër fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës s’kanë pajisje për mësim online

1 tetori do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në Maqedoninë Veriore, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me COVID-19.

16:47
Hazard dëmtohet sërish, rrezikon mungesën në ” El Clasico”

Eden Hazard dëmtohet sërish dhe pritet të mungojë 3 deri në 4 javë.

16:38
Eskorta e miliarderëve nxjerr sekretet: Ja pse burrat i tradhtojnë gratë e tyre (FOTO)

Askush nuk dëshiron të tradhtohet, por fatkeqësisht ndodh. Një ish-shoqëruese e klasit të lartë ka folur për tradhtinë edhe pse burrat janë të pabesë në marrëdhëniet e tyre.

16:35
Maduro: Venezuela do të bashkëpunojë me Rusinë e aleatët, për ndërtimin e armëve

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ritheksoi sot vazhdimin e bashkëpunimit ushtrak të vendit të tij me Rusinë, Kinën e Iranin për zbatimin e planit të ndërtimit në vend të sistemeve të avancuara të armatimit.

16:33
“Goditje e rëndë për kriminelët”/ Finalizohet operacioni “SEE JAD”, ku morën pjesë 34 shtete (7 shqiptarë të arrestuar-detajet)

Është finalizuar operacioni ndërkombëtar i koduar ” SEE JAD”. Operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion.

16:31
Reagime të ashpra pas debatit të parë Trump-Biden

Reagimet ndaj debatit presidencial midis Presidentit republikan Donald Trump dhe ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, ishin të ndara në linja partiake. Por, ajo që bie në sy janë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e debatit, të shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit.

16:29
Aktakuzë kundër 15 personave për falsifikim dokumentesh dhe krime financiare

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 15 të pandehurve për veprat penale: falsifikim i dokumenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe shmangie nga tatimi.

16:23
Iran, shkon në mbi 26 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 183 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Iran, numri i i viktimave është rritur në 26.169.

16:23
Vdes personi i parë i shëruar nga HIV-i

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV – Timothy Ray Brown – ka vdekur nga kanceri.

16:20
​Fotografitë e Monica Bellucci nga e kaluara dëshmojnë se ajo është një përsosje natyrale

Aktorja italiane Monica Bellucci feston sot datëlindjen e saj të 56-të. Ajo është një nga gratë më të bukura në botë, bukuria e së cilës ende admirohet nga burrat dhe gratë.

16:09
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 131 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

131 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit janë shënuar nga covid-19.

16:02
Dënohet 24 vjet burg turku që copëtoi të bijën “se erdhi e pirë në shtëpi”

Një punonjës dyqani kebapi në Turqi është dënuar sot me 24 vjet burgim për vrasjen e të bijës me thikë dhe copëtimin e trupit të saj.

15:59
Artan Hoxha publikon videon: Berisha urdhëron kapjen ‘gjallë a vdekur’ të Haklajt

Gazetari investigativ, Artan Hoxha dy vite më parë ka sjellë një video në lidhje me serialin e vrasjeve në Tropojë.

15:42
​Kompjuteri që lexon mendjen e njeriut! Eksperimenti në Helsinki zbulon atë që ne as nuk mund ta imagjinonim

Studiuesit në Helsinki kanë zhvilluar një teknikë me të cilën një kompjuter modelon perceptimin vizual duke vëzhguar sinjale nga truri i njeriut.

15:40
Protesta në Katalonjë/ Në rrugë për të mbrojtur Presidentin

Mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Katalonjës në mbështetje të presidentit të tyre rajonal, Quim Torra që duhet të largohet nga posti për “mosbinje”.

15:39
Ekzekutivit hungarez, twitter i mbyll befas llogarinë

Qeveria hungareze ka vënë re e shqetësuar se llogaria zyrtare në rrjetin social Twitter i është pezulluar, sipas saj, “pa ndonjë paralajmërim”.

15:37
Ministrja e re e Arsimit viziton shkollat në Durrës: Rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka parë nga afër procesin e zhvillimit mësimor në qytetin e Durrësit.

15:36
Dy ditë rresht/ Kosovë, asnjë vdekje nga Covid 19

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk u konfirmua asnjë rast vdekje nga koronavirusi.

15:33
Kryebashkiaku shkel rregullat/ Elbasan, Gledian Llatja dhe bashkëpunëtorët, pa maskë në ambientet e mbyllura

Këtë vit festivali i muzikës i baroke në Elbasan, është mbajtur në një kishe bizantine në Selcan.

15:30
Basha: 5 pikat e planit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në terren për të shpjeguar 5 pikat e propozuara të planit ekonomik të cilësuar nga selia blu si “Plani i Rimëkëmbjes kundër krizës”.

15:29
Vjedhje, kanosje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Fier

Tre persona janë arrestuar në Fier, ku dy prej tyre ishin në kërkim.

15:22
Greva e naftëtarëve në Ballsh/ 10 grevistët shfaqin problemet e para shëndetësore

Në ditën e tretë të grevës, naftëtarët e Ballshit kanë shfaqur shenjat e para të dobësisë fizike shoqëruar kjo edhe me problemet shëndetësore.

15:19
Tapë në timon, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

15:18
Nis regjistrimi në universitete/ Hapet raundi i dytë për maturantët që ende janë regjistruar

35 institucionet e larta arsimore, publike e private, janë të gjallëruara, edhe për faktin, që nisi raundi i dytë i regjistrimeve. Ky raund do të zhvillohet me 5 faza dhe mbyllet në 9 tetor.

15:15
Universitetet hapen më 2 nëntor/ Por ende nuk është mbyllur viti i vjetër akademik

Viti i ri akademik do të nis në 2 nëntor sipas urdhrit të ministres së arsimit, Evis kushi.

15:12
Kalo në digjital me Digitalb/ Sot u fikën antenat analoge në Vlorë, Lezhë, Shkodër dhe Elbasan

“Nuk ka sinjal”. Kjo është tabela që shfaqet ne ekranet e qytetareve të Shkodrës pas 30 Shtatorit e në vazhdim.

15:06
Soreca takim me kryetaren e KED: BE mbështet Shqipërinë për Reformën në Drejtësi

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren në detyrë të KED dhe Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

15:05
Berisha mohon dhunën e 26 majit/ Por faktet tregojnë të kundërtën, zgjedhjet u shkatërruan

24 vite pas shkatërrimit të zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 Sali Berisha ish president në atë kohë thotë se nuk ka patur dhunë dhe se këtë nuk e ka shënuar në raportin prej 36 faqesh as misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.

15:01
Opozita bojkoti mbledhjes së Reformës/ Kërkon në rendin e ditës propozimin e PD-LSI për listat

Opozita parlamentare bojkotoi komisionin e ligjeve ku rinisi diskutimi për amendimet e kodit zgjedhor.

15:00
Ekonomia u tkurr me 10 përqind/ Goditja më e rëndë, tregtia, turizmi dhe transporti

Marrja e masave në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19 kane rezultuar fatale për ekonominë e vendit, pasi sipas Instat gjatë tremujorit të tretë pësoi një tkurrje prej 10.2% kundrejt një viti më parë.

14:54
Cila shenjë do të gjejë dashurinë e jetës në muajin tetor? 

Astrologu Jorgo Pulla na ka shuar kuriozitetin në “Shqipëria Live” duke treguar se çfarë thonë yjet për muajin tetor.

14:46
Personi i parë i shëruar nga HIV humb jetën nga kanceri

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV – Timothy Ray Brown – ka vdekur nga kanceri.

14:42
Stadiumi i Lisbonës rihapet për sfidat e Kombëtares

Futbolli portugez po përgatitet të hapë dyert e stadiumeve për publikun. Federata Portugeze e Futbollit do të lejojë hyrjen në impiant të një numri të kufizuar tifozësh një proces që do të bëhet në mënyrë graduale.

14:37
Covid 19 te Liverpool, Thiago Alcantara rezulton pozitiv

Koronavirusi troket në dyert e Liverpoolit. Blerja më e re e The Reds, thiago Alcantara ka rezultuar pozitiv me Covid 19, lajm që u konfirmua nga vetë skuadra kampione e Anglisë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

14:36
Dalin pamjet/ Politikani filmohet duke konsumuar kokainë

Një politikan suedez është bërë kryefjala e mediave për shkak se është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokiane.

14:35
Kapiteni i Armenisë lë futbollin për të shkuar në luftë

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorno Karabak është ndezur së fundmi dhe ka detyruar Moskën, Bashkimin Evropian dhe NATO që t’u kërkojnë të dy vendeve të vendosin armëpushimin e menjëhershëm.

14:34
Bojkoti i futbollit/ Tifozi i Tironës: Rama nuk ‘thyhet’ dot, fillon brenda dy javëve

Futbolli shqiptar ndodhet në një fazë kritike të saj, ku Klubet e Superligës  kanë bojkotuar aktivitetin për shkak të premimeve të pambajtura sipas tyre nga ana e qeverisë për taksat.

14:33
Një Schumacher në Formula 1, Mick do debutojë në Gjermani

Një Schumacher kthehet në pistat e Formula 1 të paktën për 1 ditë.

14:30
Tottenham, çerekfinalisti i parë në kupën e Ligës

Tottenham është skuadra e parë cerekfinaliste në Kupën e Ligës në Angli.

14:28
Nis vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: 368 mijë doza, falas për grupet e rrezikuara

Tiranë- Ka nisur sot programi i vaksinimit kundër gripit, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit të autoriteteve shëndetësore për të minimizuar riskun nga komplikacionet që vijnë nga gripi stinor, sidomos në situatën e pandemisë.

14:28
“Jam një luaneshë”/ Aktorja, luftë me sëmundjen e rëndë

Marsin e 2015-tës, aktores amerikane mjaft të njohur për publikun sidomos për rolin e Brendës në serialin kult “Beverley Hills 90210”, Shannen Doherty, iu diagnostikua një tumor në gji.

14:23
Britani, shokon ministrja: Azilkërkuesit t`i çojmë në ishull

Ministrja e brendshme britanike, Priti Patel ka befasuar me pretendimet e saj për të ngjitur mijëra azilkërkues nëpër anije për t`i dërguar në një ishull 4.000 milje larg Anglisë.

14:18
Mbretëresha e Anglisë jep urdhrin ekstrem për stafin

Nuk bëhet fjalë për grevë nga ana e stafit të mbretëreshës, por situata ama është tejet e acaruar.

14:15
Zbuloni pse të flesh lakuriq është shumë e shëndetshme

Njerëzit që flenë më pak kanë më shumë gjasa të kenë probleme me peshën e tepërt, kanë tendencë të jenë më pak aktivë dhe në përgjithësi janë më pak të shëndetshëm, sipas një sondazhi.

14:11
Ikona e përjetshme e bukurisë sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni moshën e saj

Një ikonë pa moshë. Kështu mund të fillonte pa frikë, çdo artikull a kronikë që do të fliste për Monika Belucin, e cila sot mbush 56 vjeçe.

14:00
Pamjet e rënda! Droni i vëzhgonte, i qëllon sapo grumbullohen. Momentet e sulmit ndaj ushtarëve armenë

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë i ashpër ku deri më tani ka humbur jetë një numër i madh ushtarësh por edhe civilësh.

13:58
Raiffeisen Bank prezanton për herë të parë degën digjitale, lehtëson bankingun për klientët

Banka më e lehtë për klientët, shërbimi i ofruar në ekuilibër midis teknologjisë dhe elementit njerëzor
Dega digjitale pjesë e strategjisë së transformimit digjital dhe ofrimit të shërbimeve novatore.
Ecim me të njëjtin hap me zhvillimet më të fundit në sektorin bankar

13:52
Grenell “godet” Biden: E humbi kontrollin në debat

I dërguari i posacëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell reagoi përmes një postimi në Twitter pas debatit të parë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, duke fshikulluar këtë të fundit.

13:50
Aksidenti që i mori jetën infermieres në Sarandë, çfarë po ndodh me ngjarjen

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sarandë është trajtuar në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme.

13:47
“Shpërndau dokumente konfidenciale”/ Gucati paraqitet në Hagë më 1 tetor

Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati do të bëjë paraqitjen e parë para tyre në 1 tetor.

13:42
Vepra penale me qëllime terroriste, OFL iu çon formularët tre personave nën hetim dhe të dënuar nga autoritet e huaja (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 shtetasve, 2 prej tyre nën hetim nga autoritet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe një tjetër i dënuar nga Gjykata e Lartë e Landit në Düsseldorf, për të njëjtat vepra penale.

13:37
Aksident në Pogradec, plagoset një person

Pogradec- Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në afërsi të fshatit Memëlisht në Pogradec.

13:35
Mbrojtja nga pandemia/ Koreja e Veriut: Qëlloni çfarëdo që të lëvizë në kufi!

Koreja e Veriut – një prej vendeve më të fshehta në botë – nuk ka konfirmuar deri tani ndonjë rast Covid-19, edhe pse vëzhguesit dyshojnë që shteti komunist mund t`i ketë shpëtuar tërësisht pandemisë.

13:32
Veliaj: “Nuk do lejoj askënd që të ndalë orën e Tiranës për interesa politike”

Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që prekin drejtpërdrejtë interesat e qytetarëve, të cilët e përkrahin zhvillimin e transformimin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, në Top Channel, tha se dy nga çështjet që u zvarritën për faj të politikës ishin projekti i Unazës së Madhe dhe Teatrit të ri Kombëtar.

13:31
Përplasjet për Karabakun/ S’ka paqe, palët refuzojnë bisedimet

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara I kërkoi forcave armene dhe azere “ të ndalojnë menjëherë luftimet” mbi rajonin e Nagorni Karabakut.

13:28
Dogji ullinjtë gjatë pastrimit të territorit, shoqërohet në polici 37-vjeçari

Pas një videoje të publikuar në media sociale ku një person shikohet duke u vënë zjarrin disa ullinjve në Vlorë, një 37-vjeçar është shoqëruar në polici.

13:27
Ambasadori Britanik Duncan Norman në Gjirokastër: Palët politike të gjejnë konsensus sa më parë

Ambasadori britanik Duncan Norman është ndalur në Gjirokastër për një vizitë dyditore. Ndalesa e tij e parë ka qenë në universitetin e Gjirokastrës për të bërë prezantimin e bursave Chevening.

13:04
Gjoni: S’ka asnjë masë serioziteti, nuk bëhemi pjesë e fasadës

Deputeti Ralf Gjoni pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve tha se u mor ky vendim pasi atje nuk kishte asnjë masë serioziteti nga ana e palëve politike.

12:59
Zgjidhet kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë

Vincenzo Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter, nga përfaqësuesit italianë.

12:56
Murrizi ironizon Gjiknurin: Se mos e anullon mbledhjen prej Ditës Kombëtare të Kinës

Pas bojkotit të seancës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Myslim Murrizi i ka mëshuar fort njërës nga kërkesave të opozitës jashtëparlamentare, hapjes së listave gjë që vazhdon të kundërshtohet nga mazhoranaca.

12:51
Bashkëpunim mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë/ Olsian Çela dhe Ardi Veliu nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit

Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Ardi Veliu nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, me synim përmirësimin e koordinimit në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese.

12:49
Kush humbi e kush fitoi? Debati i parë televiziv Trump-Biden

Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden u përballën në debatin e parë televiziv i cili u kthye në një duel kaotik fjalësh mes dy kundërshtarëve të mëdhenj.

12:35
SHBA humbi neutralitetin, vizita e Pompeos acaron Turqinë

Shtetet e Bashkuara nuk duken më të paanshme ne mosmarrëveshjet e Mesdheut Lindor, deklaroi zëdhënësi i partisë ne pushtet ne Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim.

12:32
Aktorja e njohur flet për herë të parë pasi Grabiel Garko rrëfeu se ishte gay

Aktorja e famshme italiane, Manuela Arcuri që ka luajtur krah Gabriel Garkos ka reaguar pas rrëfimit të tij se ishte gay.

12:30
Opozita parlamentare bojkoton, ndërpritet Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve është ndërprerë pas rreth një ore diskutimesh këtë të mërkurë për draftet dhe ndryshimet e propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

12:29
Tirana kërkon kualifikimin/ Egbo: Mundësitë janë 50 me 50

Tirana do të luaj ditën e enjte shansin e saj të fundit për të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa Leagues, përball 3 herë radhazi kampionëve të Zvicrës, Young Boys.

12:28
Kapet i shumëkërkuari/ Lajden Kadilli i shpallur shtatë herë në kërkim! Ka tentuar të vrasë edhe policët

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga Lajden Kadilli 27 vjec, i njohur për përfshirje në krime kundër personit. Që prej vitit 2013, ai është shpallur shtatë herë në kërkim si dhe ka pasur tre urdhër arreste nga gjykata, që asnjëra nuk mundi të ekzekutohej.

12:15
Ndodh edhe kështu! I kërkoi të kandidonte kundër tij, pastruesja i zë “fronin” dhe bëhet kryetare bashkie

Ndonjëherë planet ‘dashakeqëse’ nuk dalin ashtu siç planifikohen! Ndoshta, pasi të lexoni se çfarë ka ndodhur në një fshat të Rusisë, do kuptoni se nuk i dihet kurrë se sa ‘i fortë’ është kundërshtari që keni përballë!

12:14
Kodi Zgjedhor/ Dështon gjetja e konsensusit, largohet opozita parlamentare

Edhe ditën e sotme nuk ka pasur një konsensus nga palët politike pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku në fund opozita parlamentare vendosi që të largohet.

11:57
Hajdari: Të merren parasysh propozimet e opozitës jashtëparlamentare

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve që po mbahet ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar që të merren parasysh edhe propozimet e opozitës jashtëparlamentare që nuk është pjesëmarrëse në komision.

11:53
Test sigurie për bombë në Rinas/ Evakuohen punonjësit dhe qytetarët në aeroport

RINAS- Një test i befasishëm për bombë ka bërë që aeroporti i Rinasit të evakuohet.

11:49
Debat në Komisionin e Ligjeve/ Manja i mbyll mikrofonin Hajdarit

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja gjatë debatit i ka mbyllur mikrofonin Rudina Hajdarit.

11:44
Foto/ Si e sheh rrjeti debatin e ashpër Trump-Biden

Moderatori Chris Wallance ka pasur një nga detyrat më të vështira mbrëmjen e djeshme.