Çfarë nuk shkon me Vllazninë? Redi Jupi bën analizën e ecurisë së ekipit shkodran

02/03/2021 00:44

Vllaznia nuk është ajo që kemi parë në fillim të kampiotatit ku në muajin shkurt ka humbur shumë pikë. Edhe në klasiken shqiptare, Vllaznia u mposht në Shkodër 2-1 nga Tirana.

Për ecurinë e ekipit shkodran u fol në studion e Procesit Sportiv. Analisti Redi Jupi tha se deri tani shkodranët kanë marrë 120% të lojtarëve dhe prandaj shikohet kjo rënie e Vllaznisë.

“Deri tani Vllaznia u ka marrë 120% të lojtarëve. Ne e kemi parë Vllazninë të dilte me 6 dhe 8 lojtarë në sulm. Tani kemi një Vllazni që fut ujë ngado. Mbrojtësat anësorë nuk kanë shkëlqimin që kishin më parë. Edhe qendërmbrojtësit nuk janë në nivele të larta.

Së dyti ekipet kundërshtare janë rritur dhe kanë mbyllur boshllëqet. Janë rrritur Partizani, Laçi, Teuta dhe Tirana”- tha Jupi.

Top Channel