Analisti Andi Bushati është përfshirë në një debat me përfaqësuesen e Partisë Demokratike, Grida Dumën mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ndërsa po trajtohet koalicioni opozitar.

Bushati nuk e pranon se marrëveshja mes PD-së dhe LSI-së është një koalicion, ndërsa Duma e ka kundërshtuar.

Debati mes Grida Dumës dhe Andi Bushatit:

Bushati: Edi Rama ju donte të ndarë dhe ju i bëtë qefin Ramës.

Duma: Këto janë dy gjëra të ndryshme. Kalkulimi mes dy palëve rezulton në këtë maksimalizim. Është terreni dhe vota e drejtpërdrejtë. Ne kemi kaq vite që bëjmë një opozitë të përbashkët. Kjo për ne është një sukses. A do të ishim në të njëjtin skenar nëse sdo të ndodhnin ndryshimet kushtetuese?

Bushati: Jo.

Duma: Ane tani jemi të maksimalizuar dhe jo të minimizuar. Rezulton se numerikisht është më mirë.

Bushati: Juve e keni dëmtuar opozitarizmin.

 

Top Channel