Morën të parët vaksinat e Covax/ Gana dhe Bregu i Fildishtë fillojnë vaksinimin masiv

01/03/2021 20:45

Vendet afrikane po fillojnë vaksinimet masive duke përdorur vaksina të siguruara përmes skemës Covax, që synon të ofrojë doza edhe për vendet e varfra.

Bregu i fildishtë, ishte një nga të parët që përfitoi nga skema e mbështetur nga Kombet e bashkuara, me imunizimin që nisi të hënën. Gana po ashtu do të nisë vaksinimin këtë javë.

Presidenti i vendit, u bë i pari që e mori një dozë vaksine dhe i kërkoi njerëzve të vaksinoheshin dhe të mos besonin në teoritë konspirative që hidhnin dyshime mbi programin, që do të bëjë që më shumë se 600 mijë doza të vaksinës së oksfordit dhe astrazenekës të shpërndahen në të gjithë vendin, të martën.

Programet e vaksinimit kanë qenë të ngadalta në Afrikë, por kontinenti ka raportuar relativisht më pak raste dhe viktima krahasuar me shumë vende perëndimore. Gana ka raportuar mbi 84 mijë raste koronavirusi dhe më shumë se 600 viktima ndërsa bregu i fildishtë rreth 33 mijë raste dhe 192 viktima.

 

Top Channel