Covid-19 i merr jetën drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Berat. 58-vjeçari, baba i 3 fëmijëve ishte në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”

01/03/2021 20:16

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat ka gjetur vdekjen nga Covid-19.

58-vjeçari Gëzim Shkoza,pasi kishte shfaqur shenja të prekjes nga virusi ishte shtruar fillimisht në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Pas përkeqësimit të shëndetit të tij një javë më parë,ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se tre ditët e fundit Shkoza ishte në intubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve,Shkoza nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen dhe vdiq mëngjesin e sotëm.

Gëzim Shkoza,babai i tre fëmijëve jetonte në Karkanjoz ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30-vitesh profesionin e mësuesit,ndërkohë që 5-vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Top Channel