Të paktën 110 monedha të lashta ari u konfiskuan dhe një i dyshuar për kontrabandë u arrestua në një operacion në Turqinë juglindore.

Sipas Anadolu Agency (AA), burimet e sigurisë bëjnë të ditur se ekipet e xhandarmërisë që luftonin krimin e organizuar në provincën Şanlıurfa bastisën adresën e të dyshuarit në qytezën Viranşehir.

Për të dyshuarit paraprakisht u mësua se merren me kontrabandë të objekteve historike, sipas një burimi në kushte anonimiteti.

Monedhat, të cilat iu dorëzuan Drejtorisë së Muzeut në Şanlıurfa, i përkasin periudhës bizantine.

 

Top Channel