Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri 04/05 23:58
Vllaznia nuk është ajo që kemi parë në fillim të kampiotatit ku në muajin shkurt ka humbur shumë pikë. Edhe në klasiken shqiptare, Vllaznia u mposht në Shkodër 2-1 nga Tirana.
Për ecurinë e ekipit shkodran u fol në studion e Procesit Sportiv. Analisti Gëzim Sinemati tha se Vllaznia është e bukura e këtij kampionati, ndërsa bojkoti i bërë është gjëja negative e kampionatit.
“Vllaznia është gjëja e bukur e këtij kampionati. Ne u habitëm nga Vllaznia por ata spo bëjnë asgjë, thjesht po luajnë bukur siç kanë luajtur të parët e tyre. Kjo është loja që i shkon Vllaznisë. Ndërsa gjeja negative e këtij kampionati është bojkoti që u bë në fillim”- tha Sinemati.
Top Channel