Hëna e shkurtit lë gondolat ‘në të thatë’/ Kanalet e famshme të Venecias thahen për herë të dytë në tre vjet (fotot)

01/03/2021 15:49

Kanalet e famshme të Venecias ishin tharë kësaj fundjave për herë të dytë në tre vjet prej baticave të vogla dhe mungesës së reshjeve që kanë shkaktuar nivele të ulëta historike në lagunat e qytetit.

Gondolat që operojnë në këto kanale shiheshin të bllokuara në fundet e baltosura të tyre, pasi të shtunën niveli i ujërave ra në 30 cm nën nivelin e detit dhe parashikimet flisnin për ulje të mëtejshme gjatë javës.

Fenomeni besohet se ka lidhje me hënën e plotë të shkurtit, e njohur ndryshe si “hëna e dëborës”, të cilat shkaktojnë luhatjet më të mëdha në baticat e lagunës së Venecias.

Zhvillimi ka lidhje gjithashtu me një sistem atmosferik presioni të lartë në të gjithë Italinë që ul mundësinë e formimit të reve dhe rrjedhimisht te shiut për mbushjen e kanaleve.

Meteorologët thotë se niveli i ujërave mund të bjerë dhe me 30 cm të tjera, para se baticat të rikthehen në nivele më normale në fund të javës.

Megjithse disa mënyra të transportit ujor në Venicia janë bërë të papërdorshme, vendasit arritën të shikojnë algat e molusqet që hetojnë në muret e ndërtesave në nivelin e zakonshëm të ujit .

Edhe në janar 2018, nivelet e ujit ranë në rreth 35 cm nën nivelin e detit, ndërsa rekordi i këtij fenomeni është shënuar në shkurt 2008 kur ranë në më shumë se 40 cm, sipas mediave italaine.

Autoritetet në Venecia thonë se në ditët e hënës së re dhe të hënës së plotë, efekti i diellit dhe hënës sjell luhatjet më të mëdha të baticave.

Kjo ndodh sepse për arritjen e hënës së plotë nevojitet linjëzimi i hënës me diellin, që do të thotë se të dyja këto ushtrojnë tërheqje më të madhe në detet e oqeanet e tokës.

Hëna e plotë e shkurtit njihet si “hëna e dëborës” sepse në këtë kohë shumica e hemisferës veriore përfshihet nga reshje të konsiderueshme dëbore.

Venecianët kanë parë përmbytje të konsiderueshme vitet e fundit, si në rastin e përmbytjes së sheshit qendror  Shën Mark me deri në 2 metra ujë në nëntor  2019, që ishte niveli më i lartë që prej vitit 1966.

Prej vitit të kaluar ka nisur të funksionojë barriera anti-baticë disa miliarda dollarëshe që quajtur  Mose, e cila ishte shtyre prej vitesh prej rritjes së kostove dhe korrupsionit.

Por ajo ka nevojë për 48 orë  per t’u aktivizuar dhe kjo ka bërë që disa herë zyrtarët të kapen të papërgatitur.

FOTO GALERI
1/30
Kanalet e famshme të Venecias ishin tharë kësaj fundjave për herë të dytë në tre vjet prej baticave të vogla dhe mungesës së reshjeve

Top Channel