Anëtari i kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se pavarësisht marrëveshjes me PD-në, LSI ka identitetin e saj politik.

Ai theksoi se do të krijohet një spektër më i gjerë dhe më siguri pas këtij bashkimi.

“Nuk është se ka pasur një proces për të siguruar vende të sigurta në listat e PD-së. Në dijeninë time nuk ka pasur. LSI ka profilin e saj politik, identitetin siglën, sigurinë që do të garantojë, mbështetjen që e ka siguruar në mënyrë tradicionale. Ka ardhur në rritje në çdo zgjedhje. Është ajo që sa i takon një mundësie të një spektri më të gjerë. Më tepër se sa kjo do të ndalesha tek siguria që jep një bashkim i tillë i cili ka një kohezion një sinergji që vjen nga vlerësimi dhe zgjidhja e problematikave të mëdha që ka vendi. Të gjitha këto janë ato që krijojnë sinergjinë që 1+1 nuk bëjnë dy por shumë më shumë”, tha Haxhinasto.

Top Channel