Paraqitja e Sean Penn në “Golden Globe” është bërë edhe një herë virale në të gjithë botën.

Aktori 60-vjeçar u shfaq gjatë ceremonisë së dhënies prestigjioze për të diskutuar punën që po bëhet për të luftuar pandeminë nga CORE, organizata humanitare e themeluar nga Penn.

Sean Penn në “Golden Globe”

Gjatë fjalës modeli i flokëve të çrregullt mori gjithë vëmendjen.

Në  Twitter kishte lloje të ndryshme komentesh.

“Unë jam një fans i Sean Penn por jo edhe adhurues i modelit të flokëve”, tha një person.

“Ju lutemi jepni një glob të artë kujtdo që e lë Sean Penn të duket kështu në një televizion kombëtar”, shtoi edhe një tjetër .

Ndërkohë një tjetër tha, “Sean Penn mund të kujdeset më pak për mendimin e dikujt mbi flokët e tij. Kjo është ajo që e bën atë kaq unik.”

Në fund të vitit të kaluar, fansat gjithashtu reaguan për një paraqitje të Penn në një dalje televizive në ‘Morning Joe’, për stilin e çuditshëm të tij.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel