Muçi debuton në Poloni/ Lojtarët e kombëtares, protagonistë në klubet e tyre

01/03/2021 15:13

Ka qenë pozitive kjo fundjavë për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet e huaja. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte tejk transferimi i fundit, ai i Ernest Mucit drejt Legias së Varshavës në Poloni.

Ish-sulmuesi barheblu u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë për të qëndruar deri në fund në fitoren që arriti skuadra e tij 2-1 përball Gronik me shifrat 1-2. Te Legia kanë pritshmëria të mëdha prej Muçit. Trajneri i tij Miçniviç e vlerësoi me superlativa sulmuesin e Shqipërisë U-21 duke e konsideruar “Mesin e Legias”.

Ndërkohë, Ramen Cepele ish-mbrojtësi i të rinjve të Interit tashmë ka shkuar në Hanover pasi është nën menaxhimin e  Altin Lalës. Ai do të jetë pjesë e akademisë së skuadrës gjermane ku Lala ka qenë për shumë vite edhe pkapiteni i saj. Por emri i tij është duke u përfolur nga shumë skuadra, mes tyre edhe Juventusi që kërkonte ta bashkojë me ekipin U23.  E përditshmja spanjolle “AS” konsideroi atë gjithashtu edhe si Bonuci i ardhshëm.

Mes emrave të përmedur për rezultate dhe paraqitje të mira në këtë fundjaëv ka qenë edhe portieri i kombëtares Gentjan Selmani i cili u shndërrua në hero për skuadrën e tij në kampionatin Turk ku priti një penallti në ndeshjen mes Bolusporit dhe Balikesporit që përfundoi në barazim 0-0. Kjo paraqitje e ka përfshirë Selmanin edhe në 11-tshen më të mirë të javës në Superligën Turke.

Ndërkohë nga reëparti i sulmit është Armando Broja që nuk ndal serinë e golave dhe vazhdon të jetë një nga golashënuesit më të spikatur në kampionatin holandez që në vitin e tij të pare mes profesionistëve. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e të shtunës së shkuar, ku Vitese fitoi 4-1 përballë Venlo.

Top Channel