Izraeli ka siguruar një numër të lartë vaksinash anti Covid/ Mjeku: Duhet të ndihmojë Shqipërinë

01/03/2021 15:21

Mjeku shqiptar që punon në Izrael thotë se ashtu siç ka ndihmuar shtetet e tjera, Izraeli duhet të ndihmojnë dhe “miken e tij, Shqipërinë”.

Izraeli mban vendin e parë në botë, për numrin më të lartë të qytetarëve që janë vaksinuar kundër koronavirusit. Rreth 45% e popullsisë e ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Rreth 100 mijë persona vaksinohen çdo ditë. Tashmë po bëhen thirrje për të vaksinuar personat që 16 vjeç e sipër. Po bëhet çmos që të vaksinohet popullsia, edhe ata që e kanë kaluar Covid 19 po mendohet të marrin të paktën një dozë të vaksinës“, tregon për “Shqipëria live” mjeku shqiptar Zino Matathia.

Sipas tij, Izraeli duhet t’i japë vaksina Shqipërisë. “Izraeli ka një sasi të madhe vaksinash dhe po ndan një numër të konsiderueshëm vendeve të konsideruara mike. Edhe Shqipërisë duhet t’i japë. Ambasadori shqiptar në Izrael duhet ta kishte bërë këtë, nëse nuk e ka bërë ende“.
Matathia shpjegon se shumica e pupullsisë pranon të bëjë vaksinën por ka dhe skeptikë. “Popullsia arabe, disa fetarë dhe një pjesë e njerëzve të fuqishëm e konsiderojnë thjesht grip dhe nuk e marrin shumë seriozisht“.

Një karakteristikë e vaksinimit të popullsisë në Izrael janë “Vaccine bars”, vende ku qytetarët vaksinohen dhe më pas iu ofrohet një birrë falas.

Top Channel