Ulje e numrit të të infektuarve me COVID, por rritje të viktimave në 24 orë! 659 pacientë në spitale

01/03/2021 17:44

Dita e sotme ka shënuar rënie të të prekurve me COVID në vendin tonë, por sërish numër të lartë viktimash.

Nga 2714 testime kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë në 24 orë në vendin tonë dhe 20 pacientë të vdekur.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelenë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

20 qytetarët që humbën betejën me COVID19 janë 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19”, shkruan ministria.

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore     764
Të shëruar në 24 orë  640
Të shtruar në spitale  659
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore           2714

Testime totale         469,499
Raste pozitive         107,931
Raste të shëruara   70,413
Raste Aktive            35,702
Humbje jete             1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              22974
Fier                   2621
Vlorë                1765
Durrës             1651
Shkodër          1367
Gjirokastër     1115
Elbasan           943
Korçë               880
Berat                871
Lezhë               792
Dibër               372
Kukës              351

Top Channel