E premte, 13 Nëntor 2020
11:54
Rama inspekton punimet në kopshtin e shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe kreu i OBSH-së, Hans Kluge ndodhen në spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, ku janë takuar me mjekët dhe infermierët.

11:51
Ministria e Shëndetësisë: Ja si të mbroheni nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

11:47
Shkodër/ Ndjekje si nëpër filma, trafikantët braktisin mjetin dhe tentojnë të zhduken në pyll, policia ndalon 2 prej tyre (Detajet)

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Shkodër, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur 1.5 kg kanabis.

11:42
Elon Musk pretendon për “mashtrime” në testimet e shpejta antigjene

Drejtuesi i lartë i kompanisë Tesla që dizajnon dhe prodhon automjete elektrike, Elon Musk, ka pretenduar se “ka mashtrime në teste” pasi në 4 teste për koronavirusin e ri (COVID-19) që ai ka kryer ka rezultuar pozitiv në 2 prej tyre dhe në 2 negativ, transmeton Anadolu Agency (AA).

11:39
Fitorja e Joe Biden në SHBA mund të rrisë shitjet e armëve

“Zgjedhja e një presidenti demokrat i cili ka premtuar të shtrëngojë legjislacionin për kontrollin e armëve mund të rrisë shumë mirë kërkesën për armë zjarri,” tha Rommel Dionisio, drejtori menaxhues i Aegis Capital.

11:39
Komentet e Vuçiçit/ NATO: Ne mbështesim dialogun!

Pyetja e REL sesi e sheh Nato paralelen e hequr nga Vucic mes  Kosovës dhe Nagorno Karabakut, mori nga selia e aleancës ushtarake përgjigjen se  “misioni i KFOR-it në Kosovë, i udhëhequr prej saj, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet atje.

11:34
Gjermani, ish-anëtari i CDU-së Todenhofer themelon parti politike

Jurgen Todenhofer, politikani 80-vjeçar gjerman, i cili u largua nga Unioni Kristian-Demokratik (CDU) i kancelares Angele Merkel, themeloi parti politike.

11:26
Pacienti me koronavirus del pas 7 muajsh nga spitali, mjekët i thanë tre herë se do vdiste

Pas rreth 7 muajsh, pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi, në Britaninë e Madhe, ka dalë më në fund nga spitali.

11:25
​Kosovë, 887 persona të dënuar për mosrespektim të masave anit-Covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 887 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19.

11:18
Britani, vdes nga koronavirus vrasësi serial Yorkshire Ripper

Drejtoria e burgut në Britaninë e Madhe njoftoi se në moshën 75-vjeçare ka vdekur vrasësi serial Peter Sutcliffe, i njohur me nofkën “Yorkshire Ripper”.

11:18
Video/ Si të aplikosh për leje dalje gjatë orarit të mbylljes në e-albania

Portali e-albania ka publikuar një video udhëzuese se si të aplikojmë për leje dalje pas vendosjes së masave të kufizimit të lëvizjes brenda fashës orare 22.00-6.00.

11:17
Kundërshtuesit e vaksinës: Pas Pfizerit, është Bill Gates

Lajmi i mbërritjes së vaksinës anti-covid të Pfizerit, e cila rezulton të jetë më shumë se 90% efikase- një performancë kjo edhe më e mirë nga shpresonin ekspertët, ngjalli shpresat se fundi i pandemisë mund të jetë i afërt.

11:09
SHBA-ja ashpërson masat kundër COVID-19

Disa shtete të Shteteve të Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që të ashpërsojnë kufizimet, pasi është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus, si dhe i të hospitalizuarve.

11:06
Dashuria në zyrë/ Çfarë duhet të shmangni me patjetër

Shumë romanca mund të lindin në punë, por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme.

11:03
“Mund të ketë konflikt si në Karabak”/ NATO pas deklaratës së Vuçiç: Mbështesim dialogun

Zyrtarë të NATO-s nuk pranuan të komentojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

10:59
​PDK: Qeveria e paaftë për të menaxhuar pandeminë, duhet të shkojë në shtëpi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e quan qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti të paaftë për të qeverisur, për të menaxhuar pandeminë dhe për të ndihmuar ekonominë e vendit. E kjo sipas PDK-së është arsye që kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi sa më herët.

10:52
Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Reagon Spitali i Gjirokastrës: Pas ndërhyrjes pati komplikacione, pritet ekspertiza mjekoligjore

Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka reaguar pas vdekjes së 20-vjeçares pas lindjes së djalit.

10:50
Itali/ Vrau djalin vetëm 2 vjeç dhe bëri sikur ishte një aksident, dënohet me 30 vjet burg nëna

Donatella Di Bona, nëna e Gabriel Feroleto, i vrarë rreth një vit e gjysmë më parë në Piedimonte San Germano (Frosinone), u dënua me tridhjetë vjet burg për vrasjen e fëmijës prej vetëm 28 muajsh.

10:49
Deklaratat e Vuçiç/ Beogradi, reagime histerike në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histerike” reagimet e autoriteteve të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

10:42
Kina uron Biden për fitoren

Kina ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, një javë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

10:39
SHBA, zyrtarë zgjedhorë: Nuk ka dëshmi për manipulime

Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë amerikanë, që janë përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve, deklaruan se nuk ka “asnjë dëshmi” që votimet në zgjedhjet e 3 nëntorit të jenë manipuluar apo kompromentuar.

10:34
Kalifornia, shteti i dytë në SHBA me 1 milion raste me COVID-19

Kalifornia është bërë shteti i dytë amerikan pas Texas-it që tejkalon 1 milion raste të koronavirusit.

10:31
Cakaj interpelancë për shërbimin konsullor të shqiptarëve në Greqi: Janë lehtësuar procedurat për aplikim të mjeteve të identifikimi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Gent Cakaj zhvilloi sot një interpelancë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi.

10:26
Abuzimet në kishën polake: I besuari i Papës nën dyshim

Skandali i abuzimit të fëmijëve në kishën katolike polake po prek qarqe gjithnjë e më të larta. Kardinal Dziwisz, person shumë i besuar i Papës Gjon Pali II., dyshohet se i ka mbuluar ato.

10:25
Tiranë/ Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen 6 të tjerë për…

Policia njofton se është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje, si dhe janë arrestuar 6 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

10:20
Ministrja e Arsimit: Puna e mësuesve të sakrificës së pandemisë do shkruhet me germa të arta

Ministrja e Arsimit,  Evis Kushi gjatë një takimi me mësuesit kontributorë të xhirimit të lëndëve mësimore që nga nisja e pandemisë,është shprehur se ata do të mbahen mend si ‘mësuesit e sakrificës së pandemisë’, që jo kushdo mund ta kishte bërë, ndërsa puna e tyre do të shkruhet gjithmonë me germa të arta.

10:18
“Gjithçka po shkon mirë”/ Kryepeshkopi Janullatos mesazh nga spitali: Mos ki frikë, vetëm beso!

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos nga Njësia e Kujdesit Intensiv të Spitalit Evangelismos, në Greqi ku ai po trajtohet, ka dhënë një mesazh, teksa thotë se gjithçka po shkon mirë.

10:16
Kosovë/ ​Sot protestë kundër masave të reja antiCovid-19

Masat e reja antiCovid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët.

10:03
Kosovë/ Sot në ora 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19.

10:01
Rama riposton videon e Bashës: Ëndërron asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen!

Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të kreut të PD Lulzim Basha, ku ky i fundit për sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë thoshte se ” Rama ka dështuar dhe nuk di më çfarë të bëjë, kjo katastrofë duhet të marrë fund”.

09:54
Gjermania regjistron rekord të ri të rasteve ditore me COVID-19

Gjermania raportoi 23.542 infeksione të reja me koronavirusin e ri (COVID) dhe 218 vdekje, duke shënuar rritjen më të lartë një-ditore që nga fillimi i pandemisë.

09:52
Biden fiton në Arizona

Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetin e Arizonës, raportuan mediat amerikane më 12 nëntor.

09:51
Mallakastër/ Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

09:45
Pak shtretër e shumë të infektuar, ‘Spitali COVID-19’ nuk është gati 

Mbi 9 mijë e 400 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë mbushur me pacientë.

09:40
Dy të arrestuar e një nën hetim gjatë 24 orëve në Durrës

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, ku njëri prej tyre  i shpallur në kërkim, ndërsa është vënë nën hetim një 41-vjeçar.

09:27
Pandemia në Turqi/ Mbi 400 mijë të prekur me COVID

Numri i të prekurve me koronavirus në Turqi ka shkuar në 404.894.

09:17
Shifra të frikshme në Afrikë! Rreth 16 mijë raste të reja të COVID gjatë 24 orëve

Në kontinentin e Afrikës numri i të prekurve me COVID-19 i ka kaluar 1 milion e 946 mijë.

08:57
Durrës/ Arrestohen tre persona, po shkëmbenin 1 kg kokainë

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës gjatë operacionit “Pure drugs”.

08:36
Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën pas lindjes/ Familjarët të tronditur: Ishte në gjendje të mirë

Një vajzë 20 vjeçare nga Metoqi i Sarandës humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit.

08:28
Rama e nis mëngjesin me mesazh: Vëllezër qem e jemi s’kemi për tu ndarë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme me një mesazh.

08:21
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në Kosovë

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19.

08:16
Papa Françesku uron Joe Biden për fitoren

Papa Françesku foli në telefon me Joe Biden për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e SHBA.

07:41
Vranësira dhe reshje të izoluara, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Gjatë pasdites do të ketë përmirësim të motit.

07:17
E rëndë në Gjirokastër/ Pas lindjes ndërron jetë nëna 20-vjeçare, shkaqet ende të paqarta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Gjirokastrës. Një 20-vjeçare ka humbur jetën gjatë natës.

06:59
Si ta përdorni limonin për shëndetin e flokut dhe lëkurës

Limoni është një nga agrumet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ai forcon imunitetin, pastron organizmin dhe ndihmon për rënien nga pesha. Limoni është shumë i pasur me vitamina dhe minerale që përpos të tjerave i bëjnë shumë mirë flokut dhe lëkurës.

06:38
Ju shqetëson kolla? Ja cilat janë zgjidhjet natyrale

Me temperaturat e ulëta, rishfaqet kolla si një nga simptomat më tipike. Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk është bërë e rëndë, ju mund të provoni disa zgjidhje natyrale krejt ideale. Ka mjaft produkte apo bimë mjekësore që ju vijnë në ndihmë. Këto produkte janë mjaft të thjeshta për t’u gjetur madje mund t’i keni në shtëpinë tuaj.

06:23
Njihuni me 2 mënyra si të përdorni lëngun e portokallit kundër gripit

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta, ku përfshihet gripi dhe e ftohura.

06:06
Njihuni me 5 trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve

Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme që prekin shëndetin e lëkurës. Duart janë të parat që përballen me pasojat e këtyre ndryshimeve.

05:45
Presidenti Trump, heshtje prej një jave para kamerave

Pasi media amerikane parashikoi fitues demokratin Joe Biden, Presidenti Trump ka qëndruar përgjithësisht në heshtje, përveç postimeve në Twitter ku ka ngritur pretendime për mashtrime të gjera me votat.

05:21
Astronautët përgatiten për lëshimin e dytë me SpaceX

SpaceX po përgatitet për lëshimin e dytë me astronautë nga NASA pas fluturimit provë me sukses në fillim të vitit. Katër astronautë po përgatiten në Qendrën Hapsinore Kennedy për lëshimin e dytë me anijen hapsinore SpaceX të planifikuar me datën 14 nëntor.

05:05
Joe Biden dhe Marrëdhëniet SHBA-Kinë

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë arritur nivelin më të ulët në vite, pas përplasjeve lidhur me tregtinë dhe koronavirusin gjatë administratës së Presidentit Trump. Për këtë arsye ka hamendësi të shumta lidhur me planet e presidentit të zgjedhur Joe Biden kundrejt Kinës.

04:40
Votuesit e Presidentit Trump të dëshpëruar dhe revoltuar përballë fitores së zotit Biden

Kur Joan Martin mësoi se Joe Biden ishte shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale, kjo infermiere në pension dhe mbështetëse e presidentit Donald Trump ishte thellësisht e tronditur. Për t’i dhënë vetes forcë, ajo mendoi se si shtëpia e saj e kaloi uraganin Katrina kur ai goditi qytetin e saj të lindjes Pikajni në Misisipi, në vitin 2005. Ndërsa stuhia shpërtheu drejt qytetit, zonja Martin doli me shpejtësi në oborrin e shtëpisë së saj për të shpëtuar 85 pulat që mbante. Jashtë, erërat ulëritëse goditën hambarin e familjes, duke shkulur skajet e çatisë.

04:24
Sistemet zgjedhore në ShBA nuk kanë fshirë, humbur apo ndryshuar votat

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së sistemit zgjedhor nuk kanë të dhëna që fletë-votime të jenë zhdukur, ose të kenë humbur në sistem, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit, u shprehën të enjten dy grupe të sigurisë, përmes një deklarate të lëshuar nga agjencia amerikane për sigurinë kibernetike.

03:58
Reali mendon për të ardhmen, hedh sytë nga talenti 18-vjeçar i Ajaxit

Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen, pasi po has shumë vështirësi këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tyre si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

03:25
Spitalet në Europë drejt kolapsit/ Rritje alarmante e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19

Në Itali po rritet presioni mbi spitalet ndërsa numri i pacientëve me koronavirus rritet po ashtu. Numri i rasteve të konfirmuara në Itali ka kaluar kufirin e 1 milionë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ndërsa thuajse 43 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani.

03:03
Demokratët kundër Trump: Republikanët po helmojnë demokracinë amerikane

Demokratët në Senatin amerikan paralajmëruan kolegët e tyre republikanë se po helmojnë demokracinë e vendit duke vazhduar të refuzojnë fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e javës së kaluar.

02:47
Covid prek edhe trurin/ Studiuesit zbulojnë pasoja të rënda psikike tek të prekurit

Frikërat, depresioni dhe pagjumësia janë pasojat më të shpeshta afatgjatë të sëmundjes COVID-19, thotë një studim i ri i realizuar Universiteti i Oksfordit. Rreth një vit pas shfaqjes së koronavirusit u mësua se patogjeni agresiv nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.

02:24
Studimi/ Teoritë e konspiracionit dëmtojnë besimin te vaksina e Covid-19

Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi nxisin mosbesimin tek vaksinat dhe mund të ulin nivelet e vaksinimit për COVID-19-n në SHBA dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten.

02:02
Vuçiç kërcënon me luftë/ Kosova kërkon reagimin e BE dhe NATO-s. Majko: Deklaratë e papërgjegjshme

‘Zgjidhja më e mirë e mundshme midis Serbisë dhe Kosovës është përmes dialogut, në të kundërtën, mund të shihet një konflikt i llojit të Nagorni Karabakut’.

01:48
Situatë alarmante në Greqi/ Kryebashkiaku i Selanikut: Në çdo shtëpi ka 1 të infektuar nga Covid-19

Vendi është shokuar përsëri pasi për të dytën ditë rrjesht regjistrohet rekord i trefishte, tek rastet me Covid-19, tek vdekjet dhe tek numri i të intubuarve.

01:22
“Dimri do të jetë shumë i vështirë”/ Rama: Nuk besoj në një mbyllje të përgjithshme

I ftuar në Open këtu në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për një sërë çështjesh, por më kryesorja ishte pandemia. Ai tha se na pret një dimër shumë i vështirë, por theksoi se nuk beson në një mbyllje të përgjithshme.

01:01
Rama komenton deklaratat e Vuçiç: Nuk ka shanse për luftë, Kosova shtet i pavarur dhe demokratik. Serbia e humbi luftën

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel kryeministri Edi Rama u ndal të fliste edhe për Kosovën dhe komentoi deklaratat provokuese të Aleksandër Vuçiç.

00:49
Sllovakia dhe Skocia presin 2 biletat e fundit për në Euro 2020, Serbia mbetet jashtë!

Sllovakia dhe Skocia janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në Euro 2020, duke plotësuar kështu kuadrin e 24 skuadrave të kualifikuara për në Europianin e verës së ardhshme.

00:20
Sherri në Open/ Rama: Çfarë i ke këta të lodhur – Gjekmarkaj: Diskutim i rëndomtë

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar përplasjen me analistin Agron Gjekmarkaj, ndërsa kanë akuzuar disa herë njëri tjetrin për “gënjeshtarë”.

00:11
Procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve/ Rama: E shëmtuar që trajtohen si udhëheqës të një ushtrie spastruese

Kryeministri Edi Rama komentoi shkurtimisht në Open, procesin që ka nisur ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

00:00
Rama në Open: LSI një ndërmarrje politike e degraduar, asnjë shans koalicioni me PS-në

Në Open në Top Channel është i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në pjesën e tretë të emisionit Rama, hodhi akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta.

E enjte, 12 Nëntor 2020
23:42
“Ai qen bir qeni”/ Rama për Metën: Del i dehur. Harron që nuk është President i Skraparit, por i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe përplasjet e fundit me Ilir Metën në gjuhën e komunikimit.

23:25
Kemi lajm të keq nga negociatat? Rama: E kam thënë dhe më herët..

Kryeministri Edi Rama mohoi zërat se është shtyrë konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat.

23:19
Rama debat me analistët: Se si e duan shqiptarët kryeministrin, do ua tregojnë për herë të tretë në prill!

Vazhdon Open, ndërsa kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me analistët në studio.

23:05
“Shpërthen” Rama: Sali Berisha një mbetje organike e pariciklueshme, që qelb dhe qelbet

Kryeministri Rama, u shpreh shumë i revoltuar kur gazetarja Eni Vasili, përmendi në studion e emisionit “Open” emrin e ish-kryeministrit Berisha.

22:59
Britania regjistron mbi 30 mijë raste me COVID-19 për herë të parë nga fillimi i pandemisë

Me diagnostikimin e 33.470 rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, Britania sot për herë të parë nga fillimi i pandemisë regjistroi mbi 30 mijë të infektuar brenda një dite.

22:57
Rama e thotë në “Open”: Ja kur mund të mbyllen shkollat…

Kryeministri Rama tha në studion e emisionit “Open” se qeveria nuk po mendon një skenar të mbylljes së shkollave për momentin.

22:54
Macron: Franca do të ofrojë vaksina COVID-19 për vendet e varfra

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Franca do të ofrojë një pjesë nga dozat e saj të para të vaksinës COVID-19 për vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të mund të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë.

22:51
74 emigrantë mbyten në brigjet e Libisë

Së paku 74 emigrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë, ndërsa 47 të tjerë u shpëtuan nga rojet e bregdetit dhe peshkatarët, tha agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

22:47
Debat në Open/ Gjekmarkaj: Çdo shtëpi ka nga një bombol! Rama: Gënjeshtër!

Mes kryeministri Edi Rama dhe analistit Agron Gjekmarkaj ka pasur debat në studion e “Open” në lidhje me gjendjen e pandemisë së Covid-19 që po përballet vendi ynë.

22:42
Po shiste produkte në rrugë/ Vogëlushi mbron gjyshen, me një shufër hekuri në dorë “kërcënon” policët

Një video interesante është bërë virale në rrejt.

22:41
SHBA, rekord i ri ditor i të infektuarve nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara arritën të mërkurën një rekord të ri të rasteve të infektimit me COVID-19 brenda një dite.

22:35
Bashkimi Evropian përgëzon Joe Biden-in

Shefi i politikës së Jashtme, Josep Borrell, përgëzoi për fitoren historike, siç e quajti ai, të dyshes Biden-Harris. Ai shprehu optimizëm për të ardhmen e marrëdhënies SHBA – BE dhe për një tranzicion pushteti pa probleme në Shtetet e Bashkuara.

22:35
Rama: Po mendohet një paketë mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.

22:31
​Sllovenia me masa drastike ndaj koronavirusit, për dasma nevojitet leje e veçantë

Sllovenia do të prezantojë masa të reja më të rrepta për dy javët e ardhshme në mënyrë që të parandalojë një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus.

22:27
Me flokët kuq e zi si të flamurit shqiptar/ Bebe Rexha fiton vëmendjen e të gjithëve në fotot e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vijon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Doja Cat.

22:26
Takimi i Bashës me personat që fituan betejën me COVID-in/ Reagon Rama: Ka shumë aktrime, mjekët…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë një takim së fundmi me personat që kanë fituar betejën me COVID-19. Në atë takim, pacientët e shëruar tanimë, cituan se kanë shpenzuar qindra para për t’u kuruar në shtëpi.

22:26
Dëshmitari i Masakrës: Kasetën ja dhashë Bashës. Kryetari i PD: Nuk e njoh këtë njeri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka mohuar se ka pasur një kasetë për masakrën e Krushës së Madhe.

22:23
Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Ja ç’thotë kryeministri Rama

Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigjë konkrete, por tha se po përgatitemi për kohën e duhur.

22:18
“A ka ndihmuar testimi me tamponë?”, Rama: Rezultati nuk e ka treguar

Kryeministri Edi Rama ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin Open se testimi nuk e ka ndihmuar aspak uljen e shifrave të të prekurve apo të vdekurve me COVID-19.

22:14
Krime në Afganistan/ Hetim forcave speciale australiane

Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat speciale australiane në Afganistan.

22:12
“100 euro një test, ndërsa në shtet vonohen”/ Rama sqaron situatën për tamponat

Kryeministri Edi Rama foli në Open dhe për situatën me tamponët që ka pasur jo pak problematika.

22:07
Historike/ Pandev kualifikon Maqedoninë e Veriut në Euro 2020

Maqedonia e Veriut shkruan historinë dhe kualifikohet për herë të parë në finalet e një kampionati Europian. Falë edhe futbollistëve shqiptarë që ka në gjirin e saj skuadra e Igor Angelovskit triumfoi me rezultatin 0-1 në Gjeorgji në finalen e play-off të Ligës D duke u bërë skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në Euro 2020 nëpërmjet Ligës së Kombeve.

22:05
Mjeku Sulçebe ngriti problematikën e laboratorit/ Reagon Rama: Mjek i nderuar, por nuk është trajneri…

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, u fol mbi situatën e pandemisë në vend. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, tha se laboratori i testeve po mbyllet, pasi i është dhënë një konçisionari.

22:00
Britania, testim masiv/ Negativët ‘vazhdojnë jetën’

Një test i shpejtë i Covid 19 që kushton vetëm vetëm 5 paundë duket se do t`i lejojë më në fund britanikët të marrin pjesë ne koncerte dhe evente sportive.

21:54
A do të ketë mbyllje? Rama jep përgjigjen në Open: Na pret një dimër i vështirë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka folur për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 ndërsa shifra e të vdekurve dhe të prekurve është në rritje.

21:54
Për sa vdekje duhet të përgatitemi? Rama: E pamundur që të shkojë çdo gjë vaj, por…

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si pozitive situatën e COVID deri në këto momente në Shqipëri, ndërsa thotë se 30% e shtretërve në spitalet COVID janë të lira.

21:51
Në gjyq, shkeli rregullat e izolimit/ I sëmuri me Covid, shkeli ligjin për të mos dalë në publik

Mbasditen e 24 gushtit kur vërejti se nuk po i zbriste temperatura, Eneidi i kërkoi te vëllait të prekur nga Covid-i që të dilnin për të blerë ilaçe. Sipas dosjes së Prokurorisë,  të dy vëllezërit ishin veçuar në katin e dyte që të mos të infektonin të afërmit dhe pas një incidenti të ndodhur ata u vetëdorëzuan dhe treguan se ishin me Covid-19.

21:50
Grabitësit me motor masakrojnë me thika 31 vjeçarin për t’i vjedhur orën $7000

Dy grabitës me motorë qëlluan barbarisht me thika dhe arme zjarri një 31-vjeçar për t’i vjedhur orën $7,000 Rolex, teksa kthehej në shtëpi me të dashurën e tij, u tha sot në gjyqin e Greenwich në juglindje të Londrës.

21:42
U bë meme në rrejte sociale, reagon Dua Lipa: Më shkaktoi probleme me shëndetin mendor

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Këngëtarja numëron dhjetëra projekte muzikore dhe është një nga personazhet VIP më të ndjekura në rrjete sociale.

21:41
A keni frikë nga infektimi? Ja si përgjigjet kryeministri Rama në Open

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në open në Top Channel për të folur për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe më shumë se kaq.

21:40
Njerëzit me ngjyrë/ Dy herë më të rrezikuar nga Covid-19

Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët për të kontraktuar koronavirusin, tregon një studim me 18 milionë njerëz.

21:33
Asistenti inteligjent/ Alexa bëhet edhe më ‘smart’

Asistenti vokal për shtëpitë, i Amazon, Alexa, ka hedhur edhe një hap përpara drejt bisedave natyrale duke u përpjekur të hamendësojë se çfarë përdoruesit mund të thonë në vijim.

21:25
Teleskopi Ariel/ ‘Esa’ miraton projektin

Teleskopi hapësinor Ariel, që do të studiojë atmosferën e botëve të largëta, ka marrë dritën e gjelbër.

21:24
Top Channel te “Shefqet Ndroqi”! Dyert e ballkoneve janë të mbyllura, pacientët flasin në telefon me të afërmit

Top Channel ka mundur që të futet në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi mbrëmjen e sotme.