“Vrasjet nuk janë as blu as rozë”/ Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, analisti Peza: Model i kanunit dhe jo i demokracisë

21/04/2021 21:52

5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani, është tema për të cilën po flitet ditën e sotme në “Open”.

Analisti Alfred Peza ka komentuar këtë ngjarje të rëndë, për të cilën thotë se kjo vrasje është një model i kanunit dhe jo një model e demokracisë.

“Vrasjet janë vrasje, dhuna është dhunë, nuk është as e majtë as e djathtë, as blu as rozë. Dhunës ti vëmë emrin që ka”, thotë më tej Peza.

Alfred Peza: Gjuha e fortë e liderëve politikë, sidomos e Saliut dhe Ilirit, edhe sot paradite Presidenti tha ti mprehim sopatat me presidenti në krye dhe oburra. Nëse kjo vrasje qenka e justifikuar atëherë a mund të ishte nëse do të ndodhte që kur u kap një i LSI në Pukë me lista dhe karta identiteti, të ishte vrarë. A do ishte njësoj e justifikuar edhe vrasja e atij turkut në Vlorë që u kap sot. Asnjëra nuk është sepse ky është një model i kanunit, ky nuk është një model i demokracisë, i lirive dhe çdo gjëje tjetër, nëse ka pretendime të tilla, shteti ka institucione, ka organe dhe gjithçka tjetër për të denoncuar.

Le të marrim për një moment sikur skena të ishte e kundërt në Elbsan, sikur në fugon të ishte logoja e PS dhe të kishte dal badigardi i Taulant Ballës të kishte ekzekutuar një të opozitës, një të LSI, dhe të vinte Taulant Balla dy metra larg kufomës që tha homologu i tij i opozitës ta merrte këtë ta fuste në makinë dhe të ishte larguar. Çfarë do kishte ndodhur në Shqipëri. Presidenti do ishte në vendngjarje, e kemi parë të shkojë në Kavajë dhe jo Elbasan. Meta do kishte shpallur ditë zie kombëtare, do kishte ngritur flamurin në gjysmë shtizë, do akuzohej Edi Rama. Vrasjet janë vrasje, dhuna është dhunë, nuk është as e majtë as e djathtë, as blu as rozë. Dhunës ti vëmë emrin që ka. Ti bëjmë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajte dhe fushata elektorale të qeta dhe ky është thelbi i asaj që ka ndodh.

Top Channel