Sevilla blindon vendin e 4-t në La Liga falë fitores së 4-t radhazi dhe tashmë shikon më lart, duke ëndërruar titullin.

Skuadra e Julen Lopeteguit u ngjit në kuotën e 67 pikëve, 3 më pak se Atletico kryesuese që luan të enjten ndaj Huescas.

Në sfidën ndaj Levantes vendosi gjithçka një gol i marokenit El-Nesyri në minutën e 53-të pas asisitit që ky i fundit mori nga Suso. Pavarsisht përpjekjeve të Levantes, Sevilla e ruajti avantazhin deri në fund duke marrë tre pikë të arta në garën për titull dhe duke zbritur përkohësisht Barcelonën që ka luajtur dy ndeshje më pak në vendin e 4-t.

Një fitore të rëndësishme mori edhe Osasuna ndaj Valencias në Pamplona me rezultatin 3-1.

Top Channel