Rama: 11 mandate në Fier. Basha shoqërohet nëpër Shqipëri nga ish oficerë policie të korruptuar

21/04/2021 19:51

Fierakëve realizimin e fitimit të 11 mandatave, Edi Rama ia kërkoi në emër të vijimit të transformimeve dhe investimeve siç ishte edhe spitali rajonal i këtij qyteti inauguruar sot.

“Universitet për ekselentët e mjekisë dhe spitali Fierit spital universitar jo universitet si ato për ti lënë fëmijët rrugëve por me një diplomë si ato të universiteteve ndërkombëtar”.

Qytetarëve fierak dhe atyre më shumë se 21.000 personave që po e ndiqnin përmes Facebook, Rama foli edhe për ata të cilët shoqërojnë Lulzim Bashën në këtë fushatë elektorale Rama tha.

“Në ato makina me xhama të zinj janë ish drejtues policie që tradhtonin policët duke parë ne më pas funerale të policeve”.

Përpara fierakëve Rama mori këtë angazhim.

“Ju bëni 11 mandatë Unë do të bëj 101 gjëra më shumë 1001 gjëra më shumë”.

Nga Lushnja vendi i punës dhe faktori shtimit të eksporteve bujqësore shqiptare Rama tregoi planet për shtimin e eksporteve.

“Të mos ketë më eksporte që nga këtu shkojnë në Greqi nga Greqia sikur janë prodhuar në Greqi shkojnë në lindjen e mesme shkojnë në Egjipt shkojnë në Tunizi. Ne do të bëjmë marrëveshje direkte dhe një treg i madh në të gjitha ato territore do të hapet drejtpërdrejtë për produktet shqiptare”.

Top Channel