Elbasan/ Tentuan të kalojnë vendin e hetimit, shoqërohen dy persona në polici

21/04/2021 21:58

Gjatë transmetimit të emisionit Open dy persona që tentuan të kalonin në vendin e rrethuar nga policia, në të cilën akoma po hetohet, janë shoqëruar.

Atyre u janë vënë prangat sepse kanë kundërshtuar policinë.

Gazetarja Anila Hoxha, e cila ndodhet akoma në Elbasan, pikërisht në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani tha se ata tentuan të kalonin dhe kundërshtuan policinë.

“Sapo ka ndodhur një aksion pak vendit të ngjarjes, është drejtuar një mjet me targa A008 që ka tentuar të hyjë dhe personat kanë bërë rezistencë dhe menjëherë kanë njoftuar patrullat. Ky është një aksion, njëri prej djemve është në automjetin e tij e tjetri është dërguar drejt furgonit për tu drejtuar drejt policisë. Ata u shoqëruan sepse kundërshtuan policinë”, tha gazetarja.

Top Channel