Pamje nga vendngjarja

Klement Xhaferri është shpallur në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë në Elbasan ditën e sotme, gjatë një përplasjeje të simpatizantëve të PS dhe PD.

Xhaferri është një emër i njohur për policinë e Elbasanit dhe kryeqytetit, ka qenë i hetuar edhe nga prokuroria për një përplasje të ndodhur në Elbasan në 2017 kur pati të shoqëruar dhe ndaluar ku u rrezikua edhe jeta e një punonjësi të policisë në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Ai ka dalë para drejtësisë vetëm për thyerjen e arrestit shtëpiak dhe armëmbajtje pa leje.

 

Top Channel