Xhuvani, nga LSI, te PDIU e PS/ 5 vite më parë u dënua për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

21/04/2021 19:34
Viktima, Pjerin Xhuvani

Pjerin Xhuvani, personi i cili mbeti i vrarë këtë të mërkurë në një shkëmbim zjarri në Elbasan ka qenë kryetari i degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan.

Ai ka mbajtur disa pozicione drejtuese në disa drejtori të LSI-së në qarkun e Ebasanit. Në vitin 2015 u arrestua teksa ishte drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Gjykata e Tiranës në korrik te 2016 e dënoi me 3 vite burg, denim i cili u konvertua në 2 vite e gjysmë shërbim prove si dhe heqje e së drejtës së ushtrimit te funksioneve publike për 3 vite.

Xhuvani në atë kohë u dënua për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2017, Pjerin Xhuvani u bë pjesë e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Së fundmi mësohet se ai, ishte në radhët e Partisë Socialiste. Në përplasjet qe ndodhën në 14 mars, gjatë festimeve te ditës së verës në Elbasan, Partia Demokratike e akuzoi Pjerin Xhuvanin, si personi që organizoi këto incident mes militantëve të PD dhe PS.

Top Channel