Bardhi: Paplekaj, armë me lejë, është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës me ish-policë. Ai nuk është kriminel, as vrasës

22/04/2021 01:01

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan Gazmend Bardhi doli në mbrëmje vonë në një deklaratë për mediat tha se konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension çdo moment.

Bardhi dha versionin e tij për ngjarjen e djeshme dhe tha se Arbër Paplekaj është pjesë e strukturës së Mbrojtes se Votës që ka në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit.

Ai tha se edhe dy të plagosurit Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish-punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Ndërsa Paplekaj sipas Bardhit e ka armën me leje.

Top Channel