Ftesë në 5/ Dy brazilianët që “vdesin” për byrek & dhallë: Ja pse e dashurojmë Shqipërinë

21/04/2021 20:08

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Elder dhe Viktor Nunes, dyshja babë e bir me origjinë nga Brazili.

Elder Nunes erdhi në Shqipëri për herë të parë në vitin 2004 për t’u integruar në një shërbesë të krishterë e pas atij momenti u shpërngul përfundimisht me gruan dhe djalin në vendin tonë.

Elder tregoi se nuk ka qenë shumë e vështirë të përshtateshin në Shqipëri për shkak të ngrohtësisë së njerëzve dhe disa zakoneve të ngjashme me Brazilin.

Sa i përket ushqimit, Elder pranoi se e dashuron dhallën, aq më tepër kur e shoqëron me byrek.

“Unë nuk e ndaj dot dhallën dhe frutin e pasionit. Kur jam në Brazil, unë pi frut pasioni. Kur jam këtu pi dhallë se më pëlqen shumë, sidomos në fund të byrekut”, tha Elder duke qeshur.

Top Channel