Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Qeveria franceze, që do të mblidhet në Elyse me presidentin Emmanuel Macron, parashikon heqjen e limitit 10 kilometra për të udhëtuar larg shtëpisë më 2 maj dhe një lehtësim të shtetrrethimit.
”Parashikohet gjithashtu një rihapje të bizneseve dhe vendeve kulturore duke nisur nga mesi i majit, por me rregulla dhe kufizime të aksesit”, sipas burimeve franceze. Vendimet do të njoftohen pavarësisht dyshimeve që disa kanë në lidhje me lehtësimin e kufizimeve pasi situata shëndetësore të përmirësohet.
Ende nuk ka asnjë lajm për shkollat dhe çerdhet që do të rihapen të hënën e ardhshme, pas tri javëve, po ashtu edhe për kolegjet dhe shkollat e mesme që do të qëndrojnë të mbyllura edhe për shtatë ditë, por që do të rikthehen në klasa nga 3 maji
Top Channel