Kandidati i PS, Ilir Metaj dhe kreu i PD në Vlorë, Genc Deromemaj

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të fundit ka theksuar se Vlora është një ndër zonat më të trazuara para zgjedhjeve të 25 prillit,  por fotoja në të cilën shfaqet kandidati i PS në Vlorë, Ilir Metaj dhe kreu i PD në këtë qytet, Genc Deromemaj, provon të kundërtën.

Ajo që evidentohet është se pavarësisht garës politike për zgjedhjet parlamentare më 25 prill ata janë në paqe me njëri-tjetrin duke hedhur poshtë se në Vlorë ka trazira.

Presidenti Meta në një deklaratë të fundit për shtyp bëri thirrje që qytetarët t’i mprehin sëpatat, lopatat e sfurqet për të dielën në mënyrë që të mos vidhet vota.

Top Channel