Analisti Enton Abilekaj tha se mbështetësit e PS-së qëlluan të parët në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ditën e sotme, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

“Pse nuk i gjen policia blerësit e votave, sepse policia është bashkëpunëtore e blerjes së votave. Ata njoftuan policinë sapo zbuluan pikën e votave. Ajo që është bërë ka ndodhur në sy të policisë. Ata që kanë shtirë të parët janë mbështetësit e PS-së. Kjo klimë politike ka një fajtor, ne po themi se kush është vrasësi. Asnjë krim nuk e justifikon vrasjen. Kjo e ka një fajtor dhe ai është ai që ka ngritur një sistem. Ai që ka futur krimin, biznesin në PS, ai që në 2017 mori duke rekrutuar ata që thuhen patronazhistët”, tha Abilekaj.

Top Channel